×
Secondary Adv

Nje nendetese per operacionin e shpetimit ne Tajlande

Share on Google+

 

 

Elon Musk së bashku me inxhinierët e SpaceX dhe Boring Company, kanë punuar për shpëtimin e ekipit të futbollit me 12 djem që janë bllokuar prej ditësh në një shpellë.

 

Të shtunën, Musk shkroi një plan përditësues shpëtimi, që në thelb përfshin ndërtimin e "një nëndetëse të vogël, me madhësinë e një fëmije", që planifikon të fluturojë drejt Tajlandës. Musk filloi përditësimet e tij të së shtunës duke diskutuar një "dizajn shpëtimi me pode" dhe "një tub të mbushur me ajër të pajisur me bllokues ajri për ta mbajtur atë brenda tubit". Por, teksa kalonin orët idetë e tij përparonin, dhe e çuan Musk drejt idesë së krijimit të një nëndetëse me përmasa të vogla. Rrugëzgjidhja e vetme dhe kryesore është në thelb një nëndetëse e vogël me përmasat e një fëmije, e cila përdor trupin e raketës Falkon si një tub të transferimit të oksigjenit të lëngjshëm, tha Musk gjatë një postimi të tij në tweeter. 

Ai pretendon se dy zhytësit do të jenë në gjendje të mbajnë pajisjen e shpëtimit, dhe madhësia e saj do të lejojë që ajo të përshtatet me boshllëqe të ngushta për të lundruar nëbrendësi  të sistemin e shpellës. Musk nuk nguroi as të ndante admirimin e tij për fëmijët e guximshëm të bllokuar në shpellë dhe ekipin e zhytësve që kanë punuar për t'i shpëtuar ata dhe për t'u dhënë atyre oksigjen gjatë ditëve të fundit. Kur u pyet për afatin kohor të ndërtimit të nëndetëseve, Musk, i cili ishte në Los Anxhelos duke punuar me ekipin SpaceX, shpjegoi se ka në plan të përfundojë ndërtimin në rreth tetë orë dhe të fluturojë në Tajlandë, e cila do të marrë edhe 17 orë të tjera. Në një tjetër postim, Musk vazhdoi të përshkruante më shumë karakteristikat e nëndetëses, të cilat përfshijnë katër doreza në pjesën e përparme dhe të pasme dhe disa lidhje me rezervuarin e ajrit. 

Musk ka ndjekur historinë e ekipit të futbollit, duke shpërndarë mendimet e tij dhe duke ofruar për të ndihmuar qeverinë tajlandeze në çdo mënyrë që mundi gjatë javës së kaluar. Por koha po kalon. Një zhytës i shpëtimit, oficeri  Saman Gunan i Marinës Mbretërore Thai, vdiq të enjten. Përveç kësaj, shiu intensiv që mund të kontribuojë në përmbytjet e mëtejshme pritet të vazhdojë. Gjithsesi teksa Musk ka ndarë kohë pas kohe të gjithë idetë e mundshme të shpëtimit, ai gjithashtu do të mbajë publikun të informuar rreth operacionit të shpetimit përmes mediave sociale. 

 


Më të lexuarat