×
Secondary Adv

Analiza e gjakut qe mat jetegjatesine

Share on Google+

 

Shkencëtarët kanë krijuar një analizë gjaku e cila arrin të masë kohën që ju ka mbetur për të jetuar. 

 

Studimi është një ndër programet e panumërta kërkimore në të gjithë botën që momentalisht garojnë për të sjellë llogaritësin më të mirë të jetëgjatësisë së njeriut, i cili do të ishte i aftë të përcaktojë moshën e qelizave të një njeriu në krahasim me moshën e tij kronologjike. Kërkuesit e universitetit të Yale të cilët ndodhen pas këtij kërkimi të ri, insistojnë se matjet e tij ofrojnë saktësi më të madhe, praktike dhe lehtësi për të interpretuar rezultatet se çdo studim të berë deri më tani. Dr Morgan Levine, e cila ka udhëhequr edhe studimin e kryer, një mjeke patologjiste u shpreh se synimi i saj i ardhshëm është të identifikojë faktorët të cilët nxisin plakjen e qelizave, kështu doktorët mund të ndihmojnë pacientët të zgjasin jetëgjatësinë duke ndryshuar dietën e tyre ose zakonet e të ushtruarit. Tek njerëzit në moshë të re dhe të mesme, të gjithë mendojnë se ata janë të shëndetshëm dhe mjaft mirë, por gjërat nuk janë gjithmonë kështu sipas saj. 

 

Ky test i ri mund të tregojë njerëzve rrezikun e tyre të vërtetë në mënyrë që ata të monitorojnë këta faktorë përpra se ato të shndërrohen në një problem. Shumica e studimeve të mëparshme të kësaj fushe kanë pasur një qasje mikroskopike, vajtja thellë në përbërjen e qelizave për të përcaktuar moshën e tyre molekulare. Në thelb kjo është më shumë se një matje e moshës fizike të qelizave, sesa një matje e moshës molekulare. Një gjë e tillë na tregon ne veprimtarinë e të gjithë këtyre ndryshimeve. Dr Levine shpjegon se e sheh këtë mënyrë si më të mirën për të parashikuar pritshmëritë e jetës sesa një matjet molekulare, sepse ato në fakt kapin copëza të proçesit të plakjes. Ata thonë se ka shtatë shtylla ose shenjat dalluese të plakjes. Kjo përfshin fjalëkalime të shumta. Testi i gjakut vëzhgon 9 shenjues bologjik. Për të përcaktuar se cili prej këtyre shenjuesve ia vlen të gjurmohet, ekipi i doktoreshë Levine ka analizuar 42 matje të ndryshme të cilat ishin të disponueshme në të dhënat e shumta të NHANES, një seri studimesh të cilat gjurmojnë mijëra amerikanë prej vitesh. 

 

Ata përzgjodhën 10.000 njerëz midis 1988 dhe 1994, dhe identifikuanfaktorët të cilët dukeshin se përcaktonin rrezikun e tyre të vdekjes. Ata më pas shikuan tek një grup tjetër prej 11.000 njerëzish rreth grup moshës së viteve 1999 dhe 2010 duke bërë të njëjtën gjë. Më në fund ata përdorën një algoritëm të quajtur modeli i elasticitetit përfundimtar, për të matur se cilët parashikues ishin më të fortë dhe përzgjodhën vetëm nëntë ku përfshihen edhe numërimi i qelizave të bardha të gjakut dhe nivelin e proteinave globulare. Ajo shtoi gjithashtu se gjëja më e mirë rreth këtyre matjeve është se ato maten zakonisht në një kontroll kur ju shkoni tek doktori. Shumë njerëz ndoshta i kanë përgjigjet e analizave për më shumicën e këtyre matjeve. Ju thjesht duhet të vendosni të dhënat e kontrollit fizik të fundit dhe të merni më pas leximin e tyre. Hapi i rradhës për të cilin doktoresha është më shumë e entuziasmuar, është zhvillimi i mënyrave konkrete për të treguar se si mënyra e jetesës së një personi mund të përshpejtojë moshën e tyre biologjike shumë herë se sa normalja. 

 

Ekipi i saj ka një studim i cili është ende në fazë pune për të kuptuar se çfarë ndikon tek diferencat nga faktorët e jetesës e deri tek genetika dhe faktorët socioekonomikë. Në fakt ata tashmë kanë disa fakte paraprake që zakonet e të ushqyerit, reduktimi i peshës, lënia e duhanit dhe të ushtruarit më shumë, mund të reduktojnë moshën biologjike. Ajo çfarë e bën këtë test më të mirë është fakti se këto matje janë më të lehta për tu interpretuar por edhe për tu mbledhur, më shumë se matja molekulare dhe gjithashtu nuk do marrë shumë kohë për të kuptuar se çfarë ndikon në plakjen e qelizave. 


Më të lexuarat