Aplikacioni qe ju tregon gjithcka rreth vendodhjes tuaj
Një aplikacion i krijuar së fundmi përdor wikipedian për të shpjeguar dhe prezantuar gjithçka rreth lokacionit që ju përshkoni me makinën tuaj.
Nëse ju pëlqen të udhëtoni dhe të dini më shumë rreth pamjeve që ju shfaqen gjatë udhëtimit, atëherë ky aplikacion do ju vijë mjaft në ndihmë. Aplikacioni është krijuar nga Malte Ubl, udhëheqësi i teknologjisë për projektin AMP të Google. Ky aplikacion mjaft i veçantë zbulon gjeolokacionin e përdoruesit teksa ai është duke udhëtuar me makinën e tij, dhe përputhet me artikujt përkatës të Wikipedia. Pra në njëfarë mënyre kemi të bëjmë me një shoqërues turistik i cili ju ndihmon dhe ju informon rreth çdo njohurie lidhur me lokacionin të cilin po përshkoni momentalisht. Teksa ju udhëtoni aplikacioni ju mban të informuar rreth gjithçkaje që ndodhet përreth jush edhe nëse ju nuk keni kohë ti eksploroni dhe vizitoni ato. Aplikacioni arrin të lexojë artikujt me zë të lartë, duke ngjasuar edhe me një pasagjer të zgjuar që di gjithçka rreth historisë së qytetit ku po lëvizni. Për kuriozët, programi gjithashtu lejon përdoruesit të klikojnë për të gjetur vende ku mund të ndaloni për të ngrënë diçka të shijshme nga vendodhja juaj aktuale.
Ky aplikacion mund të punojë vetëm përmes Google Chrome, Firefox dhe shfletues të tjerë që mbështesin GPS dhe sintezën e të folurit. Aplikacioni u ndërtua duke përdorur Glitch, një faqe interneti e nisur nga Anil Dash vitin e kaluar që lejon programuesit të bëjnë aplikacione të internetit me madhësi të vogël. Teksa fliste për aplikacionin krijuesi i tij u shpreh se e kishte krijuar atë për veten e tij duke qënë se ai shpesh udhëtonte me makinë nëpër vende të ndryshme. Mendova se do të ishte mirë të mësoja më shumë për mjedisin tim, ndërsa nuk kam asgjë më argëtuese për të bërë teksa qëndroj ulur pas timonit", tha Ubl për The Verge. Megjithatë, sistemi nuk është i përsosur, sipas komenteve të postimeve fillestare të Twitter-it, disa njerëzve në Vjenë, Virxhinia u lexuan artikuj rreth Vjenës, dhe njerëzit në Kembrixh, New York dëgjuan për Kembrixh në Mbretërinë e Bashkuar, këto janë artikujt e parë që shfaqen kur dikush i sheh emrat e qytetit në këtë faqe interneti. Ashtu si Ubl përmendi në postimin e tij në Twitter, ai është i mirëpritur për çdo kritikë duke qënë se pretendon të përmirësojë gjithçka që nuk shkon siç duhet me aplikacionin e tij.