×
Secondary Adv

Citroen sjell syzet qe eleminojne ndjesine e perzierjes

Share on Google+

 

Seetroën quhen syzet të cilat arrijnë të eleminojnë ndjesinë e përzierjes që krijohet teksa udhëtoni.   

 

Këto syze arrijnë të eleminojnë ndjesitë e tilla të krijuara gjatë udhëtimit vetëm 10 minuta pasi i keni mbajtur ato vënë. Ndjesia e të përzierës krijohet në momentin kur truri i njeriut merr sinjale kontradiktore rreth perceptimit të lëvizjes nga veshi i brendshëm dhe sytë, ku secila përjeton një udhëtim në një makinë që lëviz, në mënyra të ndryshme. Nuk është një problem aq i madh kur një pasagjer është duke parë jashtë dritares, për shkak se në atë moment ndjesitë e lëvizjes lidhen bashkë siç duhet. Por të shikosh poshtë tek një telefon apo tablet gjatë momentit që po udhëton me makinë, mund të çojë dikë direkt tek përjetimi i atyre ndjesive të pakëndshme kur stomaku juaj ju përzihet dhe ku papritur sëmureni.    

 

Por tashmë këto syze zhdukin një mundësi të tillë dhe ju më në fund mund të shijoni udhëtimin tuaj në mënyrën që ju dëshironi pa pasur frikë të shikoni telefonin tuaj, sepse falë tyre ju kurrë nuk do ju përzihet në udhëtimet që ju bëni sado të gjata dhe të vështira qofshin ato. Skeleti karakterizohet me diçka që quhet "Boarding Ring technology", e zhvilluar nga një kompani me të njëjtin emër, dhe këto syze janë të mbushura me lëngje të cilat janë të lira të përhapen përreth". Syzet e Seetroën-it kanë katër rrathë si unaza të cilat janë të mbushura me lëngje që, në sajë të gravitetit, simulojnë këndin dhe lëvizjet e fushëpamjes në mënyrë që lëvizjet e lëngjeve të lyer me ngjyrë blu të cilat shihen nga sytë e përdoruesit të përputhen me atë që po zbulon veshi i tyre i brendshëm.

 

Për fat të mirë, thotë Citroën, pasagjerëve nuk u duhet të mbajnë vënë syzet gjatë gjithë udhëtimit të tyre. Sapo dikush i vendos syzet dhe e mban shikimin të fiksuar tek një objekt që nuk lëviz, si psh tek një libër ose edhe smartphon, trurit i duhen rreth 10 ose maksimumi 12 minuta për të zgjidhur ndjesitë e tij të konfuzionit dhe të përzierjes. Për rreth 95 përqind të popullatës kjo është ajo çfarë i duhet për të eleminuar ndjesitë e tilla të krijuara gjatë udhëtimeve me makinë. Citroën do të vazhdojë të shesë syzet e tij Seetroën online përmes faqes së tij online për vetëm 115 dollarë, që do të thotë shumë më shumë se sa do të kushtonte një ilaç i caktuar për të ndihmuar në eleminimin e mundësive të tilla pa qënë nevoja të shpenzosh kaq shumë.


Më të lexuarat