Secondary Adv

Nje tren qe shnderrohet ne avion

Share on Google+

Një projekt i ri rreth një 'treni fluturues' mund të sjellë një revolucion lidhur me konceptin e fluturimeve ajrore.  

 

Akka Technologies ka zbuluar dizajnin e avionëve të saj 'Link & Fly', duke parashikuar një avion modular që mbështetet në një pod të destinuar për transportin e pasagjerëve dhe krahët e ndashëm për të përshpejtuar procesin e hipjes në avion dhe për ta bërë më të lehtë se kurrë mbërritjen dhe daljen nga aeroporti. Një video mahnitëse konceptuale tregon se si një sistem i tillë mund të funksiononte, me mundësi për të transportuar udhëtarët ose mallrat, dhe të shndërrohej në një makinë tren që bën gjithashtu edhe zbritjet në stacionet lokale. Kompanisë Akka iu dha çmimi më i mirë në kategorinë e Marketingut të Produkteve në Festivalin Hapësinor Etoiles në vjeshtën e kaluar për simulimin e mrekullueshëm të Link & Fly.   

 

Tani, firma shpreson se koncepti do të kapë syrin e kompanive të hapësirës ajrore që mund të integrojnë disa nga teknologjitë në modelet e ardhshme, sipas Bloomberg. Koncepti video tregon se si podi i pasagjerëve apo mallrave mund të përdoret në mënyrë të pavarur nga krahët, para se të bashkohet me to për tu bërë një trup i plotë avioni. Podi do të bashkohet me krahët e avionit, të cilët qëndrojnë duke pritur për pjesën tjetër, për të formua një avion të plotë së bashku me motorët e këtij avioni që qëndrojnë mbi krahë. Gjithashtu avioni modular përdor një renditje automatike dhe në këtë mënyrë gjithçka dhe çdo pjesë përputhet në mënyrë të përkryer me shumë lehtësi. Link & Fly mund të mos realizohet ndoshta ndonjëherë por komponentë të ndryshëm të dizajnit mund të përdoren për të përmirësuar udhetimin ajror. 

 

Avionët duhet të shndërrohen në më efiçientë se sa janë tani, më pak ndotës të ajrit, dhe gjithashtu të shkaktojnë më pak zhurmë Maurice Ricci drejtuesi i kompanisë. Roli ynë u shpreh ai, është të drejtojmë klientët tanë drejt teknologjive futuristike pra atyre teknologjive që do jenë e ardhmja. Sipas detajeve të dhëna në një video, avioni mund të arrijënjë lartësi i deri në 39.800 feet dhe me një shpejtësi 600 milje për orë. Avioni i konceptuar nga Akka Link & Fly është rreth 33.8 metra i gjatë dhe 8.2 metra i lartë, me një hapje krahësh prej 48.8 metra. 

 

Dhe në modalitetin e transportit të mallrave, mund të funksiononte edhe si një avion. Dizajni dhe koncepti i këtij avioni nuk është i vetmi, duke qënë se kohët e fundit ka pasur disa projekte të ngjashme për sa i përket udhëtimeve ajrore. NASA dhe Uber disa kohë më parë kanë zbuluar plane të afërta rreth një bashkëpunimi të tyre që ka të bëjë me një sistem të taksive fluturuesetë cilat do të operojnë në zonat e banuara.   

 

    


Më të lexuarat