Secondary Adv

Kamione elektrike per transportin e drureve

Share on Google+

 

Firma Suedeze Einride ka krijuar një kamion elektrik autonom, të dizenjuar për të kryer transportin e druve.  

 

Kamioni elektrik përveç faktit se lëviz në mënyrë autonome pra nuk ka nevojë për një shofer, ai gjithashtu zevendëson kamionët me karburant të cilët krijonin ndotje të madhe në mjedis. I zbuluar në Festivalin e shpejtësisë Goodwood, ky kamion nuk ka një kabinë për shoferin por ai mund të komandohet me anë të një telekomande nga një operator njeri, madje në distanca deri në qindra milje larg. Flota e T-log do të jetë e kordinuar nga një sistem drejtimi inteligjent, me një kohë transporti të optimizuar, me një jetëgjatësi baterie dhe konsumim energjie, duke e bërë transportin sa më eficient që të mundet u shpreh firma. Robert Falck, Drejtori i Përgjithshëm i Einride, firma që qëndron pas kamionit, tha: "vendi i shoferit është ajo që i bën kamionët të shtrenjta për të prodhuar dhe që ka një shofer në kabinë është ajo që i bën ata të shtrenjtë për të operuar. 

 

'Hiqni kabinën dhe zëvendësoni shoferin me një operator që mund të monitorojë dhe kontrollojë me largësi disa automjete në të njëjtën kohë dhe kostot mund të reduktohen ndjeshëm. Përveç kësaj, duke operuar një makinë nga një distancë krijon mundësi për një mjedis pune shumë më të mirë, siç është demonstruar tashmë në industri si minierat. "Me T-log, ne kemi krijuar një automjet që mund t'i bëjë ballë rreziqeve të një mjedisi të vështirë. Mundësuar nga platforma vetë ngarje e Nvidia, T-logi është i aftë për vetë-ngarje të nivelit 4 të SEA, duke nënkuptuar pa qënë nevoja për ndërhyrje njerëzore. Duke mos emetuar gazra serrë ose okside toksike të azotit, T-log është një alternativë miqësore ndaj mjedisit dhe shëndetit krahasuar me  kamionët me naftë. E pajisur me kamera dhe radarë, ai ka 360 gradë vetëdije për mjedisin që e rrethon duke shmangur dhe eleminuar mundësinë e ndonjë përplasje apo pengese gjatë transportit dhe lëvizjes. 

 

Robert Falck tha: "Transporti rrugor i rëndë është përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të emetimeve globale të CO2. Shtojini kësaj dhjetëra mijëra njerëz që vdesin çdo vit nga ndotja e NOx-it, të helmuar në mënyrë të konsiderueshme nga tymi i naftës dhe keni çdo arsye për të kërkuar një alternativë më të qëndrueshme. T-log i eliminon këto shkarkime krejtësisht, duke zëvendësuar naftën me energji elektrike.Teknologjia ka përparuar për ta bërë atë të ndodhë. 'Dhe për shkak se mund të bëhet, duhet të bëhet.' Einride shpreson të bëjë T-log pjesë të rrugëve publike deri në vitin 2020.  


Më të lexuarat