Secondary Adv

BlackFly makina elektrike fluturuese

Share on Google+

 

Një firmë e re ka krijuar një makinë fluturuese elektrike e cila mund të drejtohet nga kushdo pa qënë nevoja për një patentë piloti. 

  

Makina fluturuese quhet BlackFly, dhe është një makinë elektrike njëvendëshe, pra mund të mbajë në të vetëm një person që jo detyrimisht duhet të jetë një pilot për ta drejtuar. Makina fluturuese mund të udhëtojë në shpejtësi prej 62 mph në 25 milje fluturim. BlackFly është një automjet mjaft i lehtë duke qënë se mund të mbajë vetëm një person, dhe konsumon më pak energji se një makinë elektrike e zakonshme dhe gjithashtu është ndërtuar për të qënë jashtëzakonisht e qetë teksa udhëton. Bateria e makinës fluturuese mund të rimbushet në më pak se 25 minuta. Përdoruesit nuk kanë nevojë për një licencë piloti për ta drejtuar atë, por ata duhet të marrin pjesë në trajnime minimale, duke përfshirë uljen në një simulator për rreth pesë minuta. 

 

Është mundësuar nga tetë motorë të vegjël dhe të kontrolluar duke përdorur një levë të përgjegjshme.Themeluesi i kompanisë krijuese Marcus Leng shpreson se makina fluturuese BlackFly do të jetë gati për të dalë në shitje sa më shpejt brenda vitit të ardhshëm. Ndryshe nga modelet e tjera të makinave fluturuese, Leng ka në plan ta bëjë BlackFly të përballueshme. Modelet më të hershme mund të jenë më të shtrenjta se modeli që do të sjellë shumë shpejt kjo firmë. Firma është duke rigjeneruar artin e fluturimit me një automjet fluturues të sigurt dhe të përballueshëm i cili mund ti ndihmojë drejtuesit të çlirohen nga të gjitha problemet dhe kufizimet e transportit tokësor. Shpresa është demokratizimi i transportit tre dimensional, siç janë makinat fluturuese ndërkohë që vazhdohet të ruhet siguria.  

 

Mjeti i cili është testuar në Kanada, ngrihet dhe ulet me një levë, por gjithashtu ka një opsion të "kthimit në shtëpi" që mundëson fluturimin autonom në një bazë uljeje. BlackFly gjithashtu ka mundësinë të pajiset me një parashutë balistike. 'Kur shtypni butonin i cili shërben për të bërë ngritjen, ju keni kontroll absolut të plotë. Gjithashtu ai u ndal të shpjegonte edhe detaje të tjera rreth përdorimit dhe instruksione rreth butonave dhe përdorimit të levës që bën nisjen dhe uljen e makinës fluturuese. Makina fluturuese BlackFly nuk është projektuar për të ecur në tokë pra nuk mund të përdoret për udhëtime në rrugë tokësore, përdorimi i saj i vetëm është ai ajror. Shumë lehtë mund ta krahasojmë atë me një dron duke parë përdorimin por vetëm se kemi të bëjmë me një dron që mban njerëz, pra ka si funsksion transportimin e njerëzve.  

 


Më të lexuarat