Secondary Adv

Keto jane kompanite ajrore me fitimet me te larta

Share on Google+

Në një studim të kryer janë zbuluar kompanitë ajrore me fitimet më të larta në botë.

 

Linja ajrore midis Londrës dhe JFK gjeneron gjashtë përqind të të ardhurave totale të BA dhe ka bërë 24.639 dollarë për orë gjatë periudhës kohore të analizuar nga një kompani kërkimore. Por nuk është aspak shuma më e lartë e fituar në orë. Një pozicion i tillë shkon për kompaninë ajrore Emirates, e cila bëri rreth 25,308 dollarë nga Londër heathrow në Dubai. Megjithatë, për sa i përket një renditje të vlerësuar mbi të ardhurat vjetore kjo e fundit renditet në vendin e tretë me 819million dollarë të gjeneruara. Renditja vjen nga kompania globale e kërkimit të udhëtimit ajror OAG, e cila analizoi të ardhurat nga fluturimet e kryera midis prillit 2017 dhe marsit 2018. Në mënyrë të pabesueshme, pesë nga 10 kompanitë me të ardhurat më të larta janë ose në ose nga London Heathrow. 

 

 

Fitimi i ardhshëm më i lartë i përket kompanisë ajrore Qantas me itinerarin midis Melburnit dhe Sidneit,  me një fitim prej 854 milionë dollarë. Ky itinerar renditet si më i larti për sa i përket fitimeve që sjell. Në vendin e katërt është linja ajrore e Singaporit me itinerar nga Heathrow në Singapor, e cili fitoi  rreth 709million dollarë. Në vendin e pestë është linja ajrore American Airlines me itinerarin më të shtrenjtë mes Los Angeles dhe JFK të Nju Jorkut, e cila sjell 698 milion dollarë të ardhura. Më pas renditet linja ajrore United Airlines nga San Francisco në Newark me 687million dollarë. Një tjetër shërbim i Heathrow vjen në vendin e shtatë me kompaninë Cathay Pacific që operon nga Londra në Hong Kong, me fitim prej 631million dollarë. 

Ajo pasohet nga linja ajrore Qatar Airways nga Londra Heathrow në Doha, e cila renditet në vendin e tetëme 552million dollarë të ardhura të fituara. Air Canada u rendit e nënta në listë. Itinerari i saj midis Vancouverit dhe Torontos bëri 552million dollarë. Si përfundim në vendin e dhjetë për sa i përket linjave ajrore me fitimet më të mëdha por edhe fluturimin që sjell më shumë fitim, është Singapor Airlines me një fluturim nga Sidnej në Singapor me rreth 543 milion dollarë fitime. 

 

OAG tha në një post rreth kërkimit të bërë se të gjitha 10 linjat ajrore dhe itineraret përkatëse kanë kosto të lartë fluturimi, duke kombinuar shërbimet përgjithësisht të gjera me frekuencë të lartë, në rastin e Melburnit në Sydney me Qantasin që operojnë rreth 65 fluturime në ditë vetëm me një itinerar. Ndërsa kostoja e operimit mund të jetë e lartë, të paktën të ardhurat ka të ngjarë të jenë edhe më të larta. Kjo është vetëm një mënyrë për të parë të dhënat dhe thekson vlerën e kombinimit të grupeve të të dhënave, por ajo gjithashtu hedh dritë në kompanitë ajorore si dhe fluturimet më fitimprurëse që veprojnë aktualisht. 


Më të lexuarat