Secondary Adv

Statujat me te vecanta ne bote

Share on Google+

Nëpër botë gjenden statuja të veçanta të cilat janë cilësuar kryevepra artistike për shkak të domethënies apo pamjes së tyre.   

 

Cilado qofshin përmasat apo format e këtyre statujave kaq mahnitëse, këto krijime kaq të veçanta me siguri që do tju impresionojnë. Disa prej këtyre statujave janë krijuar për të kujtuar një ngjarje historike, ndërkohë që të tjera janë thjesht krijime provokuese apo me qëllim zgjimin e reagimeve të njerëzve por ndërkohë një pjesë e tyre janë krijuar thjesht për të ofruar argëtim dhe për tu shijuar nga vizitorët. Ajo çfarë duhet theksuar është që të gjitha këto vepra artistike janë të pabesueshme dhe ofrojnë pamje spektakolare.  

 

Kjo statujë paraqet figurën e dy kuajve në gjysëm trup dhe mund të shikohet në Grangemouth, Angli.   

 

Kjo statujë kaq e veçantë është bërë nga Paige Bradley dhe ndodhet në New York.  

Këto kuaj që duken sikur vrapojnë me shpejtësi janë të vendosur në Las Colinas, Teksas dhe krijuar nga artisti Robert Glen.  

Artisti Francez Bruno Catalano përveç kësaj statuje që paraqet një udhëtar, ka krijuar shumë prej statujave më domethënëse në Francë shumica e të cilave gjenden në Marsejë.  

Këta hipopotamë të cilët duken sikur po notojnë, janë të ekspozuar në Taipei, Tajvan.  

Ky monument gjendet në Wroclaw Poloni, dhe është krijuar në kujtim të të burgosurve të regjimit komunist. 

Të krijuara nga skulptori dhe ambientalisti Rob Mulholland, këto skulptura të pasqyruara janë mahnitëse.  

Kjo statujë gjigante është e futur në tokë dhe është konceptuar si një përpjekje e një njeriu për të çliruar vetveten. Statuja është e krijuar nga J. Stewart Johnson dhe ndodhet në National Harbor, Maryland.

Skulptori Jonathan Borofsky krijoi këtë pjesë artistike për të përshkruar potencialin njerëzor gjithnjë në përpjekje për të zbuluar se kush jemi dhe se ku duam të shkojmë.  

Sala Keoku ndodhet në Tajlandë dhe përmban statuja gjigande prej guri, të inspiruara nga budizmi dhe hinduizmi. Disa prej statujave më të larta janë rreth 25 metra.


Më të lexuarat