Secondary Adv

Rritja e nivelit te detit pasoja per infrastrukturen e internetit

Share on Google+

Rritja e nivelit të detit mund të rezultojë katastrofale për infrastrukturën e internetit që shtrihet në brendësi të shumë prej qyteteve bregdetare. 

  

Një studim i ri shqetësues ka arritur në përfundimet se dëmi mundet që ndodhë më shpejtë se sa është parashikuar më parë, me mbi 4,000 milje kabull fibër optike që parashikohen të jenë në rrezik për tu përmbytur në më pak se 15 vjet. Ekspertët paralajmërojnë se qytete të tilla si New York, Miami dhe Seattle mund të jenë më të prekurat dhe gjithashtu efektet nuk do mund të izolohen, me një potencial shumë të lartë të shkëputjes së komunikimit global. Pjesa më e madhe e dëmit që do të behet brenda 100 vjetësh do të bëhet herët apo vonë, është shprehur Paul Barford, një profesor i shkencave kompjuterike në univeristetin Wisconsin-Madison. Pritshmëria ishte se ne do mund të kishim edhe rreth 50 vite të tjera për të planifikuar një gjë të tillë. Për fat të keq shprehet ai, ne nuk i kemi 50 vjet pasi studimi i udhëhequr nga kërkuesit e këtij universiteti si dhe të universitetit Oregon, sugjerojnë se më shumë se 4.000 milje e kabujve të cilët gjenden nëntokë, do të jenë totalisht të përmbytur brenda vitit 2033. 

 

Gjithashtu kërkuesit thonë se më shumë se 1.100 shpërndarës të trafikut të internetit do të jenë të rrethuar nga uji. Kërkuesit e këtij studimi kanë përdorur të dhëna nga harta botërore e internetit, e cila përmban të gjithë shtrirjen e infrastrukturës së internetit në të gjithë botën, si dhe projeksione të nivelit të detit të marra nga NOAA. Ndërkohë që studimi është i fokusuar vetëm tek rrjeti i internetit në Amerikë, ekspertët thonë se rritja e nivelit të detit do të ketë pasoja globale për infrastrukturën bregdetare të internetit. Kur u ndërtuan lidhje të tilla të internetit para 20 apo 25 vjetësh, askush nuk mendoi për ndryshimet klimatike, tha Barfod. Mendohej se fibrat optike janë ndërtuar për të qënë rezistente ndaj ujit, por ato nuk janë të padepërtueshme nga uji.  

 

Ekspertët thanë se nuk është ende mjaft e qartë se sa ndikim do të kenë përpjekjet për zbutjen e këtyre dëmeve, siç mund të jenë muret apo barriera të tjera për të mos lejuar depërtimin e detit por edhe afrimin më shumë të vijës bregdetare me tokën. Përpjekja e parë ose reagimi si masë parandaluese mund të jetë përforcimi dhe përmirësimi i infrastrukturës. Por dihet që mbajtja e nivelit të detit nën kontroll është mjaft e vështirë për të mos thënë e pamundur. Ne mund të sigurojmë të paktën më shumë kohë, por që në fund nuk ka për të qënë dot efektive sepse pasoja të tilla janë të paevitueshme. Duke parë se sa afër janë me nivelin e detit në këtë kohë që ndodhemi pa kaluar ende më shumë vite, ekspertët paralajmërojnë se nuk do të duhet shumë që këto linja të përmbyten, pra të përfshihen totalisht nga uji duke shkaktuar shkëputjen totale të lidhjes me botën përmes rrjetit.  


Më të lexuarat