Secondary Adv

Taksia e pare fluturuese vjen ne 2019

Share on Google+

Kompania Rolls-Royce planifikon të sjellë taksitë e saj fluturuese në pesë vende brenda vitit të ardhshëm.   

 

Kohëzgjatja për prezantimin e këtyre mjeteve inovative fluturuese u njoftua gjatë një konference në Farnborough Airshow, in Hampshire, të zhvilluar disa ditë më parë. Rolls-Royce pret që modeli i taksisë së saj fluturuese të jetë i përdorshëm brenda tre apo pesë viteve të ardhshme. Kompania prodhuese e mjeteve ajrore ka hedhur qëllimisht miliona për zhvillimin e këtyre mjeteve, të cilat i kanë kushtuar kompanisë Rolls-Royce me miliona paundë. Mjeti elektrik hibrid do të jetë i aftë për të realizuar ulje dhe ngritje vertikale, duke anashkaluar nevojën për një pistë dhe duke e bërë më të lehtë udhëtimin me të por edhe funksionimin e këtij mjeti ajror. Sipas kompanisë, avioni apo më saktë taksia e saj ajrore do të mund të transportojë deri në pesë pasagjerë me një shpejtësi deri në 402 km/h dhe me një largësi deri në 800 km.  

 

Rolls Royce në prezantimin e tyre zbuluan më shumë detaje rreth koncesptit të tyre të taksive fluturuese. Kjo kompani beson se taksitë fluturuese do të revolucionarizojnë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë. Teksa fliste rreth idesë kryesore, drejtuesi i ekipit të zhvillimit të Rolls-Royce Rob Watson u shpreh: në këtë treg ju do të shikoni diçka të tillë të fluturojë brenda tre apo pesë viteve dhe ne do të prezantojmë këtë sistem brenda dy vitesh. Brenda vitit të ardhshëm ne do të kemi modelin tonë të taksisë fluturuese, gati për të fluturuar në qiell. Prototipi i mjetit fluturues të kompanisë përdor teknologjinë e tij të turbinës së gazit M250, për të transportuar rreth 500kW për të fuqizuar gjashtë motorë, të dizenjuar veçanërisht për të pasur një profil të ulët zhurme gjatë fluturimit. Krahët rrotullohen 90 gradë për të mundësuar një ngritje vertikale por edhe ulje, gjithashtu duke qënë se përdor një dizajn hibrid, mjeti nuk do e ketë të nevojshme të rimbushet.            

 

Ka një treg në zhvillim për mjetet ajrore që janë totalisht elektrike, por ne besojmë se do ju duhet një nivel furnizimi rezervë të cilin një sistem i gjithi elektrik e ka të pamundur ta mundësojë në ditët e sotmeu shpreh Watson. Kështu një mjet i gjithi elektrik është një mënyrë e mirë për të udhëtuar nëpër qytet por nëse doni të udhëtoni deri në 200 ose 300 milje, sepse nëse doni të udhëtoni nga Londra për në Paris shprehet ai, atëherë ju do ju duhet të përdorni diçka që do të ju mundësojë të arrini distanca të tilla. Prandaj mendohet se sistemet hibride do të dominojnë tregun njëjtë si me industrinë e makinave. 


Më të lexuarat