Secondary Adv

Printeri 3D qe mund te ndertoje nje banese 6 kateshe

Share on Google+

Një firmë ruse ka prezantuar printerin 3D më të madh në botë në fushën e ndërtimit, të aftë për të printuar një ndërtesë gjashtëkatëshe. 

 

Printeri që mban emrin S-500 është puna e grupit AMT-SPETSAVIA në Rusi. Bazuar në deklaratën e fundit të shtypit të bërë nga kjo kompani, arrijmë të kuptojmë që gjatë prezantimit të printerit, kompania thekson se ai është i aftë të printojë në 3D një ndërtesë të lartë gjashtë katëshe. Gjithashtu përmendet që printeri  mund të veprojë në një vëllim prej 11.5 x 11.0 x 15.0 m. Megjithatë, krijuesit e saj thonë se është e mundur të zgjasim dimensionin maksimal të tij deri në 80 m. Firma njoftoi në të njëjtën kohë S-300, një model tjetër printeri të aftë aftë për të vepruar në një volum të thjeshtë 11.5 x 11.0 x 5.4 m, gjithashtu edhe ai i përdorshëm për të ndërtuar banesa të madhësive dhe përmasave të ndryshme. Printeri i dytë ka një dimension tjetër dhe një kapacitet më të ulët prodhimi, duke qënë se ai është i aftë të printojë në 3D një banesë dy katëshe dhe në një territor me një shtrirje prej 120 metra katrorë, thonë krijuesit e tij. 

 

Një sipërfaqe prej 10 m² është afërsisht ajo që i ndan dy dimensionet e printerave nga njëri tjetri, ato diferencohen tek lartësia maksimale e printimit në 3D, që secili prej dy modeleve mund të arrijë për çdo ndërtesë. Modeli S-500 mund të arrijë deri në 80 metra lartësi në çdo ndërtesë të printuar. Megjithatë vetëm për shkak se është e aftë të veprojë në këtë shkallë, jo domosdoshmërisht mund të thuhet se është e aftë të ndërtojë një strukturë të gjerë, pra të ketë të njëjtin kapacitet printimi si me lartësinë ashtu edhe me gjerësinë e objektit të ndërtuar. Kompania gjithashtu shprehet se makineritë printuese mund të shtypin me një normë prej 2.5 metra kub betoni në orë. "Ne gjithmonë kemi qënë në kërkim të një zgjidhje për printimin në 3D të ndërtesave shumëkatëshe", tha në deklaratën për shtyp Drejtori i Përgjithshëm Alexander Maslov."Tani ne deklarojmë me siguri se një zgjidhje e tillë ekziston. 

 

Gjatë zhvillimit kemi marrë parasysh dëshirat e kompanive në zhvillim, duke ruajtur besueshmërinë e pandarë të pajisjeve tona, lehtësinë e menaxhimit dhe mirëmbajtjes. Printeri i parë do të jetë shumë shpejt brenda vitit të ardhshëm në treg për shitje. Ne kemi ndjekur me mjaft interes progresin e ndërtimit me anë të printimit 3D. Është interesante të shihet lëvizja e teknologjisë përtej risive të vogla arkitektonike, si shtëpitë e vogla, deri tek komplekset e zyrave një katëshe dhe deri tani ajo që duket se do të jetë e përhapur në shkallë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimi t komercial. 


Më të lexuarat