Secondary Adv

Nje sistem qe kontrollon makinerite me ane te mendjes

Share on Google+

Pentagoni është duke zhvilluar një projekt kërkimor i cili ka për qëllim të kapërcejë hendekun midis makinerive dhe njeriut.   

 

DARPA do të përzgjedhë ekipe për të zhvilluar një ndërfaqe nervore si pjesë e programit të tij të ri N3, me qëllim arritjen e zhvillimit të sistemeve të cilat do të do ti lejonin ata që një ditë të dërgonin dhe të merrnin informacione duke përdorur valët e trurit. Kjo do të thotë se trupat ushatarake do të munden një ditë të kontrollojnë dronët, sistemet e mbrojtjes kibernetike si dhe teknologji të tjera me anë të mendjes së tyre. një gjë e tillë mund të duket si një iluzion i shkencës por agjensia është duke punuar për ta bërë diçka të tillë të mundur në një prej dy mënyrave të planifikuara. E para mund të ishte një mënyrë jo invazive jashtë trupit të njeriut, ose në rastin tjetër një sistem jo kirurgjikal i cili mund të gelltitet, ose injektohet dhe ndoshta të kalojë përmes hundës. Me ndërfaqje mund të synohet që truri ynë në mënyrë të ekektshme të shndërrohet në një mjet për ndërveprimin me botën që na rrethon, u shpreh Dr Al Emondi, menaxher i programit në DARPA’s Biological Technologies.

 

DARPA fillimisht lëshoi një kërkesë për propozime në një sistem të ndërfaqjes nervore përmes një metode jo kirurgjikale për të zgjeruar zbatueshmërinë e ndërfaqeve nervore të një ushtari në luftë. Tani agjensia është gati të zgjedhë ekipin i cili do të sjellë një sistem të tillë në jetë. Programi është fokusuar në dy zona teknike për pajisjen, që lidhet me një sistem jo invaziv apo invaziv në nivel minimal, për të regjistruar dhe stimuluar aktivitetin e trurit. DARPA krijoi N3 për të ndjekur një rrugë drejt një sistemi nervor të ndërfaqjes të sigurt dhe të aftë për të lexuar dhe shkruar në pika të shumta në tru në të njëjtën kohë, u shpreh Emondi kur programi u prezantuar disa muaj më parë. Rezolucioni i lartë si dhe teknologjia nervore jo kirurgjikale kanë qënë të vështira për tu arrirë, por falë zhvillimeve të kohëve të sotme në inxhinierinë biomjeksore, shkencën nervore si dhe biologjinë sintetike dhe nanoteknologjinë, ne tashmë besojmë se synimi është i arritshëm. Sigurisht që Pentagoni është duke shpresuar zhvillojë një sistem në të cilin njerëzit mund të kontrollojnë makineritë dhe teknologjitë e ndryshme, dhe të marrin përgjigje përmes trurit të tyre. Kërkimi do të shtrihet në një rrugëtim prej katër vitesh punë, me shumësi fazash për të përcaktuar efektivitetin, sigurinë por edhe aftësitë e sistemit.     

 

Ne jemi duke u kërkuar ekipeve të kërkuesve të shumë fushave, për të ndërtuar qasjet të cilat bëjnë të mundur një ndërveprim të saktë me disa zona shumë të vogla të trurit, pa qënë nevoja të sakrifikohet rezolucioni i sinjalit ose përfshirja e gjendjes latente në sistemin N3, tha Emondi. Gjithashtu nga DARPA është bërë e ditur se thotë se ndërfaqjet nervore mund të lejojnë në fund të fundit ndërveprimet njerëz-makine me automjetet ajrore pa pilot, sistemet aktive të mbrojtjes kibernetike ose teknologjitë e tjera të Departamentit të Mbrojtjes. Sistemet inteligjente do të ndikojnë në mënyrë domethënëse në mënyrën se si trupat ushtarake operojnë në të ardhmen, dhe tashmë është koha të mendojmë rreth si do të duket në të vërtetë ky bashkëveprim midis makinerive dhe njeriut dhe se si gjithashtu mund të përmbushet një objektiv i tillë. Nëse ne vendosim shkenctarët më të mirë për të punuar në një drejtim të tillë, ne do të përçajmë qasjet e tanishme lidhur me ndërfaqjen nervore dhe gjithashtu mund ti hapim dyert drejt një ndërfaqeje praktike por dhe të një performance të lartë gjithashtu.  


Më të lexuarat