Secondary Adv

Gorilla Glass 6 xhami qe mbron telefonin nga 15 goditje

Share on Google+

Kompania Corning ka prezantuar modelin e ri të xhamit mbrojtës për smartphonë të quajtur Gorilla Glass 6, të aftë për të suportuar deri ne 15 goditje. 

 

Kompania u shpreh gjatë prezantimit se xhami mbrojtës i cili vjen si një model i përmirësuar i Gorilla Glass 5, arrin të përballojë deri në 15 goditje nga 1 metër lartësi dhe gjithashtu është deri në dy herë më efektiv se modeli i mëparshëm. Pra përveç faktit që arrin të mbrojë telefonin nga një numër më i madh goditjesh, ai gjithashtu ka rritur efektivitetin në lartësi akoma më të mëdha. Gjithnjë e më shumë kompanitë prodhuese të telefonave priren për dizajne të hollë smartphonësh, dhe ajo çfarë është më kryesorja, ekrani i tyre bëhet më i sheshtë dhe me xham të hollë, rritet akoma më shumë mundësia për dëmtime. 

 

Nevoja për një xham mbrojtës si Gorilla Glass 6 behet më e madhe me kalimin e kohës sepse ai arrin të mbrojë edhe xhamin më të hollë të një ekrani të çfardoshëm smartphoni, nga dëmtimet që mund të marrë nga goditjet e shumta që janë të pa evitueshme ndonjëherë. Ndonjëherë në modelet e viteve të mëparshme të smartphonëve, fillimisht do të krisej pjesa rrethuese e ekranit dhe më pas do të çonte tek dobësimi i xhamit të ekranit. Gjithashtu ka një diferencë midis rezistencës së rënies pra goditjeve të mara nga rënia dhe rezistencës nga gërvishtja, të cilën edhe vetë kompania prodhuese e xhamit mbrojtës Gorilla Glass e ka pranuar për modelet e mëparshme të cilët duhet thënë nuk kanë qënë dhe aq rezistentë sa thuhej nga kompania. 

 

Por nga kompania Corning është thënë se modeli që ata sapo kanë prezantuar është mjaft herë më i mirë se modelet para ardhës për sa i përket rezistencës ndaj gërvishtjes por edhe goditjeve të mëdha dhe nga lartësi të ndryshme, por edhe për sa i përket nivelit të efektivitetit të tij. Modeli më i ri i xhamit mbrojtës të kompanisë Corning është tashmë në shitje dhe i disponueshëm për të gjithë prodhuesit e smartphonëve në rast se ata do të duan ta bëjnë atë pjesë të modelit të tyre të rradhës. Gjithashtu pritshmëritë janë të mëdha për Gorilla Glass 6, i cili mendohet se do të godasë tregun në vetëm disa muaj shitje.  


Më të lexuarat