Secondary Adv

Kostumi fluturues 'Iron Man'

Share on Google+

Një firmë Britanike ka krijuar një kostum fluturues i cili ngjason me atë të një superheroi në filma, dhe ka një çmim prej 443,428 dollarë.  

 

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë që të vishni një kostum të ngjashëm me atë të një superheroi dhe të provoni ndjesinë që shihni në ekran, atëherë hidhini një sy këtij kostumi kaq të veçantë. Që kur u zbulua muaj më parë, shpikësi Richard Browning ka tërhequr investime të larta nga sipërmarrësit e Silicon Valley, por tani ai është duke i dhënë publikut mundësinë për të provuar edhe ata një pajisje të tillë. Browning e ka prezantuar kostumin e tij anembanë botës me shfaqje të shumta në rrugë duke u dhënë mundësinë njerëzve të marrin pjesë në një shfaqje kaq spektakolare, siç është një demostrim i një kostumi fluturues. 

 

Një dyqan i njohur në Londër tashmë është duke shitur versione të personalizuara të kostumit. Por sigurisht që çmimi i këtij produkti që rezulton më saktë të jetë një kostum që të jep mundësinë të fluturosh, sigurisht që ashtu si edhe vet produkti është mjaft i lartë. Gjithashtu vetëm nëntë blerës mund të kenë një version të personalizuar të këtij kostumi, të quajtur ndryshe edhe si kostumi i 'Iron Man', si edhe një kurs rreth mënyrës së përdorimit të tij. Ne jemi në prag të një epoke ku teknologjia aeronautike më në fund mund të jetë në duart e konsumatorit dhe ne jemi krenarë që jemi të parët që e ofrojnë këtë, u shpreh drejtoresha e shitjeve. I përbërë nga pesë motorë të vegjël të ngritur mbi krahët e pilotit dhe mbrapa, kostumi nga Gravity Industries është një version i ri sjellë i kostumit të veshur nga Robert Downey Jr si Superheroi Marvel ose 'Iron Man'.

 

Kostumi i cili peshon rreth 59 lbs, është gjithashtu e integruar me elektronikë dhe pjesë të printuara 3D. Funksioni i karburantit të avionit ose i naftës, ka një shpejtësi prej 32 milje në orë dhe kufiri i lartësisë arrin deri në 3,658 metra. Sidoqoftë, Browning rri pezull vetëm disa metra mbi tokë kur e përdorin atë, për arsye sigurie. Kjo është diçka që ne po shohim për të përmirësuar, por është pasoja e pashmangshme e fluturimit pa krahë. Kureshtarët mund ta shohin kostumin në dyqan, si dhe të provojnë një version të realitetit virtual. Është çuditërisht një fluturim i qetë dhe aspak i frikshëm shprehet ai. Është realisht një ndjesi e këndshme dhe gjithashtu ka një ulje dhe ngritje të lehtë njësoj si në kohën kur jeni duke fluturuar me të. 


Më të lexuarat