Secondary Adv

Volvo do te sjelle nje makine fluturuese ne 2019

Share on Google+

Terrafugia, firma e gjigandit Volvo do të sjellë makinën e saj fluturuese në shitje brenda vitit 2019.   

 

Makina elektrike hibride ka qënë për disa vjet në zhvillim e sipër, por tashmë është një hap pranë të qënurit e disponueshme për publikun. Sipas Terrafugia, makinat e para të prodhuara do të hidhen në treg vitin e ardhshëm. Firma gjithashtu ka bërë disa përditësime të brendësisë sëmakinës me dy vende, sistem sigurie, mjete të motorit por edhe të fluturimit. Zhvillimi i kësaj teknologjie të re, na ka lejuar ne mundësinë për të testuar mekanizma të ndryshme dhe të gjenerojmë gjithashtu proçese të përmirësuara gjatë rrugës, u shpreh themeluesi i Terrafugia. Kjo do të përmirësojë funksionalitetin, sigurinë si dhe estetikës, për një eksperiencë optimale të fluturimit por edhe të drejtimit, u shpreh Jaran CEO i kompanisë. 

 

Përkrah përmirësimeve janë edhe motori elektrik hibrid, ndenjëset e shtuara, më shumë vend për ruajtjen e valixheve, rripa të përmirësuar të sigurisë, airbag, kamera që ofrojnë pamje të qarta si dhe një sistem të ri parashute, por përveç këtyre i shtohet edhe një opsion që përshpejton shpejtësinë e mjetit fluturues. Motori hibrid elektrik përfshin një motor me djegje të brendshme tradicional si dhe një bateri fosfat litiumi, për të cilën Terrafugia thotë se është më e sigurt se sa bateritë e tjera të litiumit. Është ende e panjohur kostoja e makinës fluturuese të kësaj kompanie por ajo çfarë dihet është që do të jetë pjesë e tregut brenda vitit të ardhshëm. Përveç këtyre, makina fluturuese është e përdorshme edhe në rrugë tokësore jo vetëm për të fluturuar.          

 

Gjithashtu makina fluturuese e Terrafugia mund të fluturojë në një shpejtësi deri në 100 milje për orë ndërkohë që ndodhet në opsionin e fluturimit dhe mund të arrijë lartësi deri në 10.000 ft lart në ajër. Përdoruesit e kësaj makine gjithashtu do të duhet të kenë një liçencë piloti për të mund të drejtuar modelin Transition të kompanisë Terrafugia. Parashikimet e kompanisë për këtë makinë fluturuese janë dobia e tij për të qënë i përdorshëm nga pilotët për tu ulur në aeroporte të vogla si dhe të udhëtosh me të në shtëpi, ose ulja gjithashtu në autostrada, duke kaluar nga modaliteti i fluturimit tek ai i ecjes përgjatë saj. Ky është dallimi nga modelet e makinave fluturuese të prodhuara nga kompani si Ubër Kitty Hawk, BMW dhe të tjerë, duke shtyrë që kompanitë të rrisin konkurencën dhe gjithashtu duke shtyrë limitet e rregullave të tanishme të aviacionit.    

 

Terrafugia ka zhvilluar disa modele, duke përfshirë edhe veturën fluturuese TF-X, e cila përmban krahë të hapura me motorë binjakë të lidhur në secilin fund. TF-X-ja e planifikuar për katër persona do të jetë gjysmë autonome dhe do të përdoret në mënyrë të kontrolluar nga kompjuteri, kështu që udhëtarët thjesht mund të shkruajnë një destinacion përpara se të nisen. Automjetet TF-X do të jenë në gjendje të shmangin automatikisht trafikun ajror, motin e keq dhe hapësirën ajrore të kufizuar dhe të kontrolluar nga kulla.


Më të lexuarat