×
Secondary Adv

Airbus sjell avionin gjigand te mallrave me pamje balene

Share on Google+

BelugaXL është avioni i ri i kompanisë airbus, i cili ka pamjen e një balene dhe sapo ka kryer fluturimin e tij të parë.  

 

BelugaXL është një avion gjigand i kompanisë më të njohur për prodhimin e avionëve i cili ka një pamje mjaft të pazakontë krahasuar me dizajne të tjera të avionëve. Beluga XL ka pamjen e një balene dhe lehtësisht mund të ngatërrohej me të përjashtuar faktit që është një avion me krahë që do të përdoret për transportimin e ngarkesave të mëdha. Avioni i kompanisë Airbus është i aftë për të mbajtur ngarkesa duke filluar nga 50 ton duke e çuar peshën totale të mallit të transportuar deri në gati 230 ton. Duket e pabesueshme se si një avion i vetëm të mund të arrijë të ngrejë ngarkesa të tilla me peshë kaq të madhe, por falë punës së mrekullueshme që bën fizika, ky avion arrin të ngrihet mjaft lehtë nga toka dhe të fluturojë me po aq lehtësi nga një destinacion në tjetrin.    

Avioni është modeli pasardhës i avionit Beluga, gjithashtu me përmasa mjaft të mëdha por modeli i tanishëm ashtu si edhe emri që i është vënë, Beluga XL ka përmasa disa herë më të mëdha. Sipas të dhënave të kompanisë, modeli i avionit Beluga XL ka një kapacitet mbajtës deri në 30 përqind më shumë se sa modeli i mëparshëm. Gjithashtu sipas disa të dhënave nga vetë kompania, mendohet që ky avion do të jetë i disponueshëm për fluturime brenda vitit 2019. Është dizenjuar për të mbajtur ngarkesa relativisht të mëdha, duke përfshirë këtu edhe pjesë të avionëve të cilat nuk mund të transportoheshin më parë nga asnjë avion tjetër. Një pjesë e madhe e anës së përparme të avionit mundëson një hapje të madhe për të lejuar ngarkesat që të ngarkohen dhe të shkarkohen në brendësi të tij.  

      

 Avioni është 20 metra më i gjatë se paraardhësi i tij dhe ka një listë të madhe të komponentëve të përmirësuara. Është një mjet serioz me një punë serioze, por kjo nuk e ka ndaluar Airbusin që të ketë pak argëtim të përfshirë në të. Me një emër si BelugaXL, është e qartë se Airbus sheh ngjashmëritë midis avionit dhe gjitarëve masivë që dominojnë ujërat e oqeanit. Fluuturimi i parë i avionit shfaqi një model mjaft interesant, ku në dukje shihej një balenë kompania ishte munduar të afrohej më shumë me pamjen e saj, duke i pikturuar edhe sytë dhe gojën e një balene në dukje të lumtur. Ky është padyshim modeli më interesant i një avioni. Gjithashtu ngarkesat që transportohen me këtë avion janë maksimalisht të siguruara për udhëtimin që do të kryejnë, për të evituar ndonjë rrëshqitje ose zhvendosje të cilat do të quheshin fatkeqësi për avionin.    


Më të lexuarat