
Syzet magjike qe lejojne daltoniket te dallojne ngjyrat
Një gamë e re e syzeve të diellit pretendon të jetë në gjendje që të lejojë daltonikët të dallojnë ngjyrat si personat me shikim të përsosur. Syzet janë zbuluar rastësisht dhe lejojnë individët që vuajnë nga mosdallimi i ngjyrave, t’i shohin ato ndryshe nga më parë. Aktualisht syzet kanë dalë në shitje.
Daltonizëm quhet paaftësia e njeriut për të parë ngjyrën e kuqe, të gjelbër ose blu apo kombinimet e këtyre ngjyrave. Është e rrallë që një person të mos shohë asnjë ngjyrë. Daltonizmi quhet ndryshe dhe një problem i vizionit (shikimit) të ngjyrave. Një problem i vizionit të ngjyrave mund t’ju ndryshojë jetën. Kjo e bën më të vështirë të mësuarit dhe të lexuarit. Ju mund të mos jeni në gjendje të bëni karrierë në fusha të caktuara. Por fëmijët dhe të rriturit me probleme të vizionit të ngjyrave, mund të mësojnë t’i përballojnë sa më mirë ato.
“Mosnjohja e ngjyrave është konsideruar shpesh si një paaftësi e vogël, por studimet tregojnë se në 300 milion njerëz , mbi 65% e tyre janë me mangësi në dallimin e ngjyrave (CVD), shumica prej tyre thonë se ndjehen të paaftë nga kjo” shprehet Tony kanale, CEO i EnChroma, firma që ka prodhuar këto syze.
“Ne jemi krenar që do të ndihmojmë njerëzit që vuajnë nga daltonizmi për të kapërcyer disa nga mangësistë që paraqet mosdallimi i ngjyrave, si edhe t’i ndihmojmë ata që të gëzojnë gjithë spektrin e plotë të jetës.”
Syzet janë shpikur nga Dr Don McPherson një sponsor qeveritar për kërkimoret shkencore. McPherson ka zbuluar efektin e tyre pas një aksidenti, kur dha lente të veçanta për një mik me aftësi të kufizuar në të shikuarit. Lentet i mundësuan që të shohë ngjyrat, duke i dhënë McPherson frymëzim për të filluar një drejtim të ri të kërkimit të tij. Pas një udhëtimi të gjatë me anë të granteve të kërkimit, prototipi dhe studimi për produktin përfundimtar i dhanë formën aktuale syzeve për konsumin e gjërë.
Sipas Gary Louie, doktor në optometri (OD) në Union City, Kaliforni “Personat të cilët kanë mangësi në dallimin e ngjyrave, padyshim që e dinë mirë se deri ku mund të arrijë karriera e tyre, madje kjo shpesh herë është e kufizuar për ta. Lentet EnChroma janë shumë më tepër se syze dielli apo pajisje kozmetike.”
“Ato janë një alternativë unike trajtimi që kanë potencialin të përmirësojnë përvojën e jetës së pacientëve në një mënyrë që ata kurrë më parë nuk e kanë përjetuar.”
Së fundmi kompania ka thënë që do të krijojë edhe një palë syze për fëmijë, që ti ndihmojë ata të përmisojnë jetën e tyre si edhe të jenë më të aftë në të mësuarit. Një në 12 meshkuj dhe një në 233 femrat kanë mangësi në vizion e ngjyrave, nga të cilat rreth 80% mund të përmisohen.
Përdoruesit shprehen se syzet kanë bërë një ndryshim të madh në jetën e tyre. “Për 60-të vjetorin, vajza ime më bleu syzet EnChroma, duke më thënë se unë kam shpenzuar shumicën e jetës ime pa qënë e aftë të dalloj ngjyrat”, thotë Sheila Carter në Georgetown, Teksas.
“Kur unë kam vënë syzet për herë të parë, më është dukur e pabesueshme! ... Ishte sikur po vështroja një botë që nuk e dija se ekzistonte dhe që kishte qenë e pa lejuar për ta parë.” - shprehet David Pogue nga New York Times
Më të lexuarat








