Idetë mbi ekranet fleksibël OLED kanë kohë që qarkullojnë, megjithatë zbatimi i tyre në pajisjet e konsumit deri më tani ka qenë i kufizuar.
Samsung Display sapo ka njoftuar hapin e ardhshëm nga ai: një panel fleksibël OLED që ka një mbulesë transparente plastike tashmë të bashkangjitur, duke imituar vetitë e qelqit, por duke ruajtur fleksibilitetin e lindur të ekranit. Pa qënë nevoja për xham, ky ekran ka provuarse është mjaft i fortë për aq kohë sa ka arritur të çertifikohet nga UL (i njohur më parë si Underwriters Laboratories) për qëndrueshmërinë e saj. Samsung, duke përshkruar panelin e ri si të pathyeshëm, raporton se i ka rezistuar testeve të standardeve ushtarake të UL-it me 26 rënie të njëpasnjëshme nga një lartësi prej 1.2 metra, temperatura ekstreme deri në 71 gradë Celsius si dhe temperatura jashtëzakonisht të ulta deri në -32 gradë Celsius.
Ekrani OLED vazhdoi të funksionojë normalisht pa pësuar asnjë dëmtim në pjesën e tij të përparme, anët ose skajet e tij, është thënë nga vetë kompania dhe madje Samsung shkoi më tej duke kryer një test të suksesshëm rënieje nga një lartësi prej 1.8 metrash. Ky dizajn i ri i ekranit i cili sipas kompanisë është i pathyeshëm mund të çojë në jetëgjatësinë e smartphonëve, të cilët zakonisht pësojnë dëmtime të konsiderueshme nga rëniet. Ashtu siç bëhet me dije nga prodhuesit por edhe çfarë është e dukshme, ekrani OLED mjaft rezistent, do të jetë i përdorshëm fillimisht për smartphonët dhe më pas ai do të jetë padyshim për përdorim edhe nga pajisje të tjera elektronike të tilla si video games, pajisje ushtarake, tableta dhe ekranet e makinave.
Samsung Display nuk ka bërë me dije ende rreth një date të saktë apo të përafërt për hedhjen në treg të ekranit të saj OLED të prezantuar si të pathyeshëm dhe ende nuk ka njoftuar ende rreth mundësisë për prodhimin masiv të produktit të ri. Pra, ndërsa ekrani i ri tingëllon emocionues, ne ndoshta duhet ta kufizojmë entuziazmin tonë derisa një gjë e tillë të shihet e zbatuar në një pajisje të vërtetë elektronike.