×
Secondary Adv

Google nxjerr ne treg telefonin qe mund ta formoni vete

Share on Google+

 

Google njoftoi në muajin shkurt të 2014-ës planet për të prodhuar telefonin inteligjent modular, Project Ara. Ndërsa disa ditë më parë kompania lajmëroi se versioni i parë i këtij telefoni, i cili aktualisht njihet me emrin “Project Ara”, do të dalë në treg brenda janarit të vitit 2015.


Modulët për krijimin e “Project ARA”, ndërtimin pjesë për pjesë të telefonit Lego të Google, do të jenë të disponueshëm për konsumatorin në një lloj dyqani të tipit “App Store”. Bëhet fjalë për mundësi zgjedhje për pjesë që nisin që nga fotokamera, tek bateria, deri tek komponentët më specifikë si matësi i nivelit të glukozës në gjak.

 


Ky prezantim është përshpejtuar nga Google gjatë dy ditëve të konferencës në Kaliforni, dedikuar zhvilluesve të teknologjisë. Projekti mund të kapërcejë horizontin e smartphone për të përqafuar edhe sektorin e tabletëve. I prezantuar tetorin e kaluar “Project ARA”mori jetë fillimisht me Motorola Mobility, dhe pastaj mbeti nën mbikëqyrjen ligjore të Big G, pasi departamenti i Advanced Tech është njw nga të paktët sektorë të telefonisë së Google që nuk iu dorëzua kompanisë Lenovo.

 


Në konferencën e zhvilluesve u prezantua një prototip (ai i vërteti do të prezantohet në shtator) dhe u konfirmua se do të jetë në treg vitin e ardhshëm duke nisur nga 50 dollarë, modeli me skelet gri.

 


CNet raporton se Google zbuloi datën e nxjerrjes në treg të këtij telefoni në konferencën e zhvilluesve që u mbajt sot në San Francisko. Çmimi për pajisjen bazë do të jetë vetëm 50 dollarë, por e gjithë ideja është që konsumatorët do të blejnë module shtesë për të përmirësuar telefonin, si një ekran më të madh, një procesor më të shpejtë, etj.

 


Në fakt, telefoni do të ketë një ngjyrë gri të lehtë kur të realizohet. Drejtori i Project Ara, Paul Eremenko, tha gjatë konferencës për audiencën se zgjedhja e kësaj ngjyre është bërë në mënyrë që të nxisë klientët që të modifikojnë pajisjen. Project Ara do të përdorë sistemin operativ Android dhe Eremenko tha se platforma OS do të përditësohet nga muaji dhjetor, që të mbështesë modulet e telefonit inteligjent.


Më të lexuarat