×
Secondary Adv

Shatervanet me te famshem ne bote

Share on Google+

Pas kësaj liste me disa prej shatërvaneve më të veçantë dhe më mahnitës në botë, me siguri do të deshironi ti vizitoni shumë shpejt të gjitha.

 

Pjesa më e madhe e tyre kanë skema dhe koreografi të cilat mbështeten gjithashtu me muzikë të përshtatshme për të mrekulluar shikuesit dhe për të lënë një shenjë të paharrueshme në kujtesën e tyre. Të gjitha janë padyshim të veçanta, mjaft të bukura dhe përfaqësojnë vende të ndryshme në botë.  

 

Bellagio – Las Vegas, Shtetet e Bashkuara

  

Shatërvanët Bellagio janë burime të mëdha të vendosura në një liqen të improvizuar përpara hotelit Bellagio. Përfshijnë një shfaqje të madhe koreografike të ujit, me drita dhe muzikë. 

 

Fontana di Trevi– Romë, Itali 

  

Shatërvani i Trevit, ose Fontana di Trevi, është një nga burimet më të famshme në botë, që ndodhet në Romë.  

 

Moonlight Rainbow – Seoul, Korea e Jugut 

 

Shatërvani Moonlight Rainbow ka një gjatësi spektakolare prej 1,140 metra dhe është shatërvani më i gjatë që gjendet në një urë, në të gjithë botën.    

 

Swarovski – Innsbruck, Austri 

Shatërvani Swarovski ka formën e një koke nga goja e së cilës del uji, dhe ndodhet në pjesën e përparme të muzeut kristal me emrin Swarovski Kristallwelten.  

 

Shatërvani Magjik  i Montjuic – Barcelonë, Spanjë 

 

Ky është një shatërvan i cili është cilësuar si shatërvani që vallëzon, duke qënë se ndërkohë që shatërvani performon ekzistojnë mbi 50 hije dhe ngjyrime të mrekullueshme të përhapura në të gjithë burimin.     

 

Fontana di Tivoli – Tivoli, Itali   

E njohur edhe si Fontana dell'Ovato, ky burim ndodhet në Villa d'Este, Tivoli. Burimi i ujit rrjedh nga pellgu i tij në formë ovale në një pishinë të bukur.  

 

Shatërvani i Pasurisë – Singapor 

 

Shatërvani i Pasurisë është i vendosur në një nga qendrat më të mëdha tregtare në Singapor të quajtur Suntec City. Është Burimi i ujit më i Madh në botë sipas Librit të Rekordeve të Guinnessit.   

 

 La Joute– Montreal, Kanada

 

Krijuar nga artisti Jean Paul Riopelle në vitin 1969, shatërvani La Joute është një skulpturë kinetike e cila gjithashtu vjen në formën e një shatërvani.    

 

Shatërvani i Çezmës – Santa Galdana, Menorca, Spanjë 

Ky burim i mahnitshëm krijon iluzionin e një çezme që rri pezull në ajër ndërkohë që uji del prej saj. 

 

Shatërvani Samson i pallatit Peterhof– Shën Petërsburg, Rusi   

 

Shatërvani i quajtur Samson gjendet në pallatin Peterhof i cili përmban një seri kopshtesh të krijuara me urdhër të Pjetrit të Madh në vitin 1710. Shatërvani gjithashtu shfaq të ndërthurura edhe statuja të cilat krijojnë burime të veçanta uji.  


Më të lexuarat