×
Secondary Adv

KISHA, cadra e pare inteligjente me Bluetooth

Share on Google+

Kohët e fundit ne kemi parë disa dizajne që kanë tentuar të përmirësojnë hartimin e një cadre, por kjo është hera e parë që ne kemi parë një çadër inteligjente me Bluetooth. Cadra është quajtur Kisha dhe mund të lidhet me smartphone-in tuaj.

 


Aplikacionet shoqëruese mund t’ju tregojnë parashikimin e motit për ditën që vjen së bashku me mundësinë për t’ju informuar për sasinë e reshjeve, gjithashtu ju jep këshilla në lidhje me motin nëse duhet ta merrni cadrën me vete kur të dilni.

 


Çadra ka Bluetooth nëpërmjet të cilit lidhet me smartphone-in tuaj dhe nëse ju largoheni dhe e harroni diku ajo ju njofton në kohë. Kjo është mjaft e dobishme pasi shpesh herë cadrat harrohet jashtë dyqaneve, në lokale apo në autobusë. Ajo gjithashtu e di se në vende të caktuara, të tilla si në shtëpinë tuaj, makinën apo zyrë, wshtw e sigurtë dhe Kisha në këtë rast nuk do t’ju dërgojë njoftime të padëshiruara.

 


Projektuesit kanë ndërtuar një cadër 100% kundra erës, e cila ka eleminuar çështjet e të pasurit një produkt të padobishëm dhe që është problematike në rastet kur ka stuhi. Cadra nuk ndryshket kur e mbyllni të lagur, ka 16 tela të përbërë nga poliuretani dhe një mekanizëm të përkryer për hapjen dhe mbylljen e saj.

 

 

Kisha është në dispozicion për përdoruesit në faqjen e internetit të kompanisë me një çmim prej 59 dollarësh. Projektuesit e saj ofrojnë gjithashtu edhe garanci 3 vjeçare.


Më të lexuarat