Secondary Adv

Google sjell per here te pare Pixel Watch

Share on Google+

Google mund të prezantojë në eventin e tij të ardhshëm orën e parë inteligjente të kësaj kompanie. 

  

Fjalët për një produkt të tillë kanë kohë që qarkullojnë pasi shpesh është thënë sidomos kohët e fundit, që gjigandi i teknologjisë do të hedhë në treg një pajisje të tillë teknologjike, që madje është quajtur Pixel Watch. Tashmë provat konkrete sugjerojnë se ora e parë e kësaj kompanie e quajtur Pixel Watch do të jetë e pajisur me një sistem të inteligjencës artificiale i cili do të shërbejë si një trajner i fitnesit për përdoruesin e orës. Kompania mendohet se është duke punuar me një aplikacion fitnesi të quajtur 'Google Coach' ose trajneri i Google, i cili do të ndihmojë përdoruesit të qëndrojnë aktivë dhe gjithashtu të mundësojnë edhe lajmerimë gjatë ditës. 

 

Një aplikacion i tillë do të mblidhte informacione rreth aktivitetit të përdoruesit por edhe të shëndetit të tij dhe më pas ti përdorë ato për të rekomanduar ushtrime si dhe të ofrojë rekomandime, ku në të njëjtën kohë të të gjurmojë progresin përgjatë kohës. Veçoria e cila gjithashtu është referuar si 'Project Wooden', gjithashtu do të gjurmojë dietën tuaj ushqimore dhe ushqimet e rekomanduara nga vetë sistemi. Ajo mund të përdorë kalendarin ku shënon të dhëna për të planifikuar dhe programuar vakte të caktuara. Njoftimet do të modernizohen në mënyrë që përdoruesit të marrin paralajmërime të shumta në të njëjtën kohë, të tilla si sugjerimet për të pirë më shumë ujë, për  të kryer më shumë hapa ditorë si dhe për proçese të tjera. Trajneri i Google pritet të jetë në shënjestër të Wear OS, një version i sistemit operativ Android të Google që është përshtatur për smartwatches dhe pjisjeve të tjera që vishen. 

 

Aplikacioni Wear OS ishte quajtur më parë Android Wear, por Google e ka  riemërtuar atë me emrin e ri në konferencën vjetore të zhvilluar më parë këtë vit. Shumë besojnë se për shkak se Google Coach është i formatuar për Wear OS, një e dhënë e tillë të çon direkt në mundësinë e lëshimit të një ore inteligjente nga ana e kompanisë. Ka shenja të tjera që tregojnë mundësinë e hedhjes në treg të një Pixel Watch nga ana e kompanisë. Të mërkurën, Google tha se po bënte disa ndryshime të vogla në proçesin e rishikimit të aplikacioneve të Wear OS. Zbatimi i aplikacioneve të OS tani do të duhet të kalojë përmes një procesi të lehtë të rishikimit. 

 

Procesi i ri është dizajnuar për të përmirësuar cilësinë e aplikacioneve dhe prezantimin, gjë që sugjeron që aplikacionet e saj të përdoren për herë të parë në një orë inteligjente. Më parë këtë vit, Evan Blass tha se Google pritet të lëshojë një smartwatch të ri në vjeshtë së bashku me smartphonin e ri Pixel 3. Blass tha se pajisja mund të përmbajë një procesor Qualcomm 3100, një ekran të rrumbullakët, 1GB RAM dhe do të jetë 4G LTE. 


Më të lexuarat