Secondary Adv

Truri permban gjurme qe lidhen me identitetin

Share on Google+

Njerëzit kanë një 'gjurmë unike të trurit' që sipas studiuesve nuk ndryshon gjatë gjithë jetës sonë.   

 

E njohur si një 'gjurmë funksionale', mund të ndihmojë në identifikimin e njerëzve dhe madje mund të tregojë nëse njerëzit kanë lidhje me njëri tjetrin dhe gjithashtu të bëjë dallimin ndërmjet binjakeve. Një gjë e tillë gjithashtu mund të zhbllokojë misterin e sëmundjeve të tilla si ADHD dhe autizmi. "Ngjashëm me ADN-në, sistemet specifike të trurit dhe modelet e lidhjes kalohen nga të rriturit tek fëmijët e tyre", tha Damien Fair nga universiteti Oregon i Shkencës dhe Shëndetit pas një studimi të kryer në vitin 2017. "Kjo është e rëndësishme sepse mund të na ndihmojë të karakterizojmë më mirë aspekte të aktivitetit, zhvillimit apo sëmundjes së trurit". 

Duke përdorur dy grupe të të dhënave nga skanerat funksionalë të trurit MRI të grumbulluara prej më shumë se 350 të afërm të rritur dhe fëmijë, studiuesi Fair dhe kolegët aplikuan një teknikë inovative për të karakterizuar lidhjen funksionale si dhe përdorën inteligjencën artificiale për të identifikuar me sukses vëllezërit e motrat në bazë të lidhjes së tyre. Në një studim më të fundit, ata gjetën se vetëm 30 përqind e lidhjes është unike për individin. Përmes një proçesi të ngjashëm, ekipi gjithashtu arriti të dallojë të afërm individualë si dhe ata binjakë nga palë që huk kanë asnjë lidhje mes tyre. Kjo konfirmon se ndërkohë që është unike për secilin individ, disa aspekte të lidhjes familjare trashëgohen dhe mbahen gjatë zhvillimit dhe mund të jenë të dobishme si biomarkues të hershëm të kushteve mendore ose neurologjike", tha autori kryesor Oscar Miranda-Dominguez, profesor i neuroshkencës së sjelljes, Shkolla e Mjekësisë OHSU. 

 

Unë mund të merrja një gjurmë gishtash nga një pesëvjeçar dhe do të isha në gjendje të dija se gjurmët e gishtërinjve janë të njëjta edhe kur është 25 vjeç, tha profesori i njohur Damien Fair për Quanta. "Edhe pse gishti mund të bëhet më i madh dhe të kalojë nëpër ndryshime të tjera lidhur me moshën dhe përvojën," ende karakteristikat kryesore ndodhen atje. Identifikimi, ndjekja dhe modelimi i lidhjes funksionale mund të zbulojë pse disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kushteve të caktuara neuropsikiatrike. Këto gjetje shtojnë mënyrën se si mendojmë për funksionin normal dhe të ndryshuar të trurit ", tha Fair. 'Më tej, ajo krijon më shumë mundësi për qasje të personalizuara dhe të synuara të trajtimit për kushte të tilla si ADHD ose autizëm.'  

 

Një studim i veçantë i udhëhequr nga Universiteti Carnegie Mellon dhe i financuar nga Ushtria Amerikane ka matur lidhjet lokale të 699 trurëve nga pesë grupe të dhënash. Hulumtuesit pastaj përdorën të dhënat nga skanerat MRI dhe e rindërtuan atë për të llogaritur shpërndarjen e përhapjes së ujit përgjatë fibrave të materieve të bardha cerebrale. Kjo zbuloi se këto karakteristika veprojnë si 'shenjat e gishtave' unike për secilin person. Ekipi udhëhoqi më shumë se 17,000 teste identifikimi, dhe arriti në përfundimin se mund të përcaktojnë nëse dy lidhësit lokal vijnë nga i njëjti person ose jo gati 100 për qind të kohës.


Më të lexuarat