Secondary Adv

Fale kesaj pajisje mund te jetoni nen uje

Share on Google+

Një pajisje e printuar në 3D që shërben si aparat frymëmarrje mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë nën ujë.   

 

Sistemi përdor një material të dizajnuar veçanërisht për tu furnizuar me oksigjen nga uji rrethues dhe më pas të çlirojë në këtë mënyrë dioksid karboni për të bërë të mundur një proçes të rregullt të frymëmarrjes. I inspiruar nga frymëmarrja e peshkut, krijuesi i tij shpreson se pajisja do të ndihmojë në të ardhmen që qëniet njerëzore të mund të bashkëveprojnë më mirë me rritjen e nivelit të detit dhe në këtë mënyrë të bëjë të mundur kalimin e më shumë kohe brenda në ujë. 

 

Një pajisje e tillë është krijuar dhe dizejnuar nga shkencëtari Jun Kamei i Royal College of Art në bashkëpunim gjithashtu edhe me laboratorin dizajnues të Tokios RCA-IIS. Pajisja e krijuar prej tij e cila mundëson frymëmarrjen e plotë dhe në kohë të zgjatur edhe nën ujë, ofron komoditet të përditshëm për njerëzit të cilët kalojnë po aq kohë në det sa edhe në tokë. Teknologjia me të cilën është e pajisur, është frymëzuar nga insektet të cilët jetojnë në ujë dhe që mbijetojnë në thellësitë e ujërave falë një shtresë e hollë e ajrit e kapur nga sipërfaqja e lëkurës së tyre.

 

Krijuesi i pajisjes është shprehur se shpikja e tij është menduar posaçërisht për një të ardhme kur njerëzit do të jetojnë shumë pranë me ujin. Kamei thotë se po planifikon të testojë sistemin AMPHIBIO për të mundësuar frymëmarrjen nënujore tek njerëzit, ku do të kërkohej një aparat frymëmarrje të paktën 32 m2 për të mbështetur konsumin e oksigjenit në ujë. Ai beson se shpikja është diçka që mund të përdoret për pajisjet për zhytje të lirë dhe pajisjeve të scuba diving. 

 

"Në një të ardhme të afërt, ajo mund të lejojë që mbajtësi të qëndrojë nënujore më shumë se sa në zhytje të lirë, por me pajisje më pak se në scuba diving," tha ai. Deri në vitin 2100, parashikohet një rritje temperature prej 3.2 ℃, duke shkaktuar një rritje të nivelit të detit që prek më shumë se 30 përqind të popullsisë globale dhe që përmbyt të gjitha qytet e mëdha të vendosura në zonat bregdetare. 

 


Më të lexuarat