
Kalashnikov sjell robotin luftarak
Firma e njohur Ruse e prodhimit të armëve ka krijuar një robot që shërben si armë e kontrolluar nga një pilot në brendësi të tij.
Kallashnikov prezantoi robotin e avancuar të papërshkueshëm nga plumbat, së bashku me automjetet e shërbimit dhe armët e reja të sulmit në panairin e ‘Army 2018’ në parkun Patriot jashtë Moskës. Roboti në ngjyrë floriri i quajtur Igorek, është ende në zhvillim e sipër dhe krijuesit e tij nuk dëshirojnë që të ndajnë ende me publikun të gjitha karakteristikat dhe opsionet e këtij roboti, deri në përfundimin e tij. Deri më tani gjithçka që dihet rreth robotit të kontrolluar me dy këmbë, është se peshon 4.5 ton dhe ka aftësinë të mbajë dhe të lëvizë objekte, duke përfshirë armë me anë të krahëve të tij.
Një kabinë e cila gjendet pas paneleve prej xhami të robotit, i lejon njerëzit të ulen dhe të komandojnë rovotin nga brendësia e tij. Pilotët janë të mbrojtur nga plumbat dhe çdo objekt tjetër të rrezikshëm pas xhamit të blinduar dhe izolimit prej metali. Roboti është dizenjuar për tu përdorur në beteja luftarake, sipas websajtit të Kalashnikov. Kompania është mjaft mirë e njohur për krijimin dhe prodhimin e AK-47, e cili është arma më gjerësisht e përdorur në botë. Ajo u dizejnua në vitin 1940. Vladimir Dmitriev nga kompania Kalashnikov tha se ky robot ndoshta është një ndër modelet më të mira të 'Army 2018'. Momentalisht është ende vetëm një demostrim e asaj çfarë ne po planifikojmë në vazhdim. Ne e dimë që ka makineri robotike me rrota, gjithashtu kuptojmë se do të ketë kërkesa për sisteme automatike të lëvizjes.
Kalashnikov Concern gjithashtu paraqiti një makinë hibride OV-2, një katër-vendësh kompakt që mund të shkojë deri në 100km / h, një motor elektrik të ri SM-1 dhe një model të ri të armës luftarake - AK-308. Rreth 1.200 kompani të mbrojtjes Ruse dhe prodhues të armëve do të marrin pjesë në eventin e forumit ndërkombëtar të teknikës ushatarake 'Army 2018'. Ata do të prezantojnë një koleksion prej rreth 26,000 armatime dhe pajisje ushtarake, të cilat variojnë nga helikopterët dhe avionë ushtarakë deri tek tankë dhe armë të vogla. Klashnikov është prodhuesi më i madh i armëve të sulmit dhe atyre luftarake. Ai prodhon rreth 95 përqind të të gjitha armëve të vogla në vend dhe furnizon më shumë se 27 vende përreth globit.
Kjo kompani e arriti famën e saj me prodhimin e armës luftarake AK-47 e cila u quajt kështu për shkak të krijuesit të saj Mikhail Kalashnikov, dhe gjithashtu njihet gjerësisht si arma Kalashnikov. Një raport i vitit 2004 zbuloi se nga 500 milionë armë zjarri të njohura në botë, rreth 100 milionë janë krijuar nga korporata Kalashnikov dhe rreth 75 përqind e tyre janë AK-47 ose armë Kalashnikov.
Më të lexuarat








