×
Secondary Adv

Kinezet ndertojne shtepi me printer 3D per 24 ore

Share on Google+

Në kohën e teknologjisë së avancuar, shtëpitë ndërtohen për 24 orë. Deri tani, printerët 3D janë përdorur për të krijuar objekte të vogla, që nga kasat e iPhone e deri te pjesët e lodrave formuese për fëmijët. Por asnjë nga këto projekte nuk mund të krahasohet me një kompani në Kinë, e cila ka ndërtuar 10 shtëpi nëpërmjet printerit 3D.

 

 

 

  

Një kompani kineze ndërtimi me bazë në Shangai ka realizuar këto shtëpi nëpërmjet pjesëve të parafabrikuara me printer 3D. Kjo teknologji 3D e quajtur “Contour Crafting” përmes një printeri gjigant, që ndihmohet nga një ekran, mund të ndërtojë shtëpinë tuaj brenda 24-orëve.


Materiali i përdorur është çimento e cilësisë së lartë, vetë-izoluese dhe me fibra xhami. Së bashku kjo masë është rezistente ndaj tërmeteve të forta. Sipas kompanisë, kjo metodë efikase e ndërtimit kursen 60% të materialeve, 70% të kohës dhe 80% të punës të nevojshme kur krahasohet me ndërtimin e një shtëpie tipike. Nëpërmjet kësaj teknologjie synohet qe të krijohen shtëpi në të ardhmen, në të gjithë Kinën.

 


Printeri gjigand është i montuar dhe i përshtatur nga inxhinierët kinezë për ndërtimin e shtëpive. Aparatura është 32 metra e gjatë, 10 metra e gjerë dhe 6.6 e lartë. Ashtu si printerët e zakonshëm 3 dimensionalë, mënyra e tij e primtimit është shtresë mbi shtresë, çka dallohet edhe në vijat e betonit.

 


Janë gjithësej 10 shtëpi të ndërtuara në 24 orë nga ky printer me një kosto prej 4800 dollarësh secila. Me këto vepra, Kina është një hap përpara Europës.
Edhe në Amsterdam, printerët 3D po ndërtojnë një shtëpi, e cila do të paktën 3 vite të përfundohet. Hollandezët thonë se Kinës nuk i takon ky trofe, pasi nuk është ndërtesa në kompleks e ngritur nga printerët, por janë pjesët e tyre të printuara, që më pas janë bashkuar.


Më të lexuarat