×
Secondary Adv

Ky eshte droni i pajisur me arme luftarake

Share on Google+

Një firmë ukrainase ka krijuar një dron luftarak i cili mund të pajiset me armë zjarri, eksplozivë si dhe raketa.  

 

Themeluesi i firmës ukrainase të quajtur Matrix UAV, Yuriy Kasyanov, ka postuar një video të dronit prototip në faqen e tij të Facebook. I pajisur me një hedhës granate, njësia është projektuar për të shkaktuar sulme të papritura dhe të sakta mbi automjetet e blinduara, pikat e zjarrit, pajisjet e mbrojtjes ajrore dhe bazat e armikut në një distancë deri në 10 kilometra", thotë Kasyanov në postimin e tij. Ai gjithashtu shprehet se droni i quajtur Demon mundet që gjithashtu të kryejë sulme kamikaze deri në distanca prej 12 milje, duke sulmuar direkt e në objektivin e synuar me një bombë 7 kilogram. 

 

Për më shumë sulme të kontrolluara, Kasyanov tha se një ngarkesë armatimesh prej 4 kilogram mund të mbahet deri në 56 milje. Në komentet e tij në rrjetin social Facebook ai shprehet se firma ka kryer me sukses testet e dronit pa humbur kontrollin e tij, edhe pse ende nuk ka një video të postuar lidhur me një gjë të tillë. Prototipi i parë i Demon UAV është pajisur me hedhësin e granatave RPG-26. Droni mendohet se gjithashtu mund të mbajë armë të vogla dhe një ngarkesë bombe me peshë deri në 5 kg. Firma u shpreh se hedhësi i granatave mund të përdoret për sulme të papritura në automjete të blinduara, pika zjarri, sisteme mbrojtëse ajrore, si dhe bazat e armikut, me një distancë deri në 10 kilometra.   

 

Droni do të kontrollohet nga një operator. Kërcënimi nga sulmet e dronëve është rënduar në javët e fundit që pas sulmit me dron kundrejt presidentit të Venezuelës. Sulmi i fundit i cili mendohet të ketë qënë nga një dron, ka edhe kundërshtime të shumta duke qënë se kamerat televizive nuk kanë arritur të kapin asgjë lidhur me një dron të tillë si dhe ekziston një opsion që të ketë qënë një shpërthim i një tanku gazi. 

 

Maduro po merrte pjesë në një paradë ushtarake në Karakas dhe ishte në transmetim direkt, kur ai papritur ngriti kokën lart në qiell pasi dëgjoi një shpërthim. Ai shprehet se një pajisje fluturuese shpërtheu përpara syve të tij dhe menjëherë fajësoi kundërshtarët e tij politik, por asnjë dron nuk është kapur nga pamjet e regjistruara televizive. Më pas u përfol menjëherë për një shpërthim të mundshëm të një tanku gazi.   


Më të lexuarat