×
Secondary Adv

Nje asteroid gjigand do ti afrohet Tokes javen e ardhshme

Share on Google+

Një asteroid masiv sa dyfishi i një Boeing 747, brenda javës së ardhshme do të gjendet shumë pranë Tokës.   

 

Asteroidi 2016 NF23 pritet të vijë drejt nesh në 29 gusht nga një largësi prej më shumë se 3 milion milje larg, distancë e cila është gati 13 herë më e madhe se distanca mes Tokës dhe Hënës. Shkëmbi i madh hapësinor është duke udhëtuar me më shumë se 20,000 milje për orë dhe është konsideruar të jetë një objekt potencialisht i rrezikshëm duke pasur parasysh afërsinë e tij, por sipas trajektores së tij duket se do të fluturojë në mënyrë të sigurt deri në ditët e para të shtatorit. Sipas NASA, asteroidi 2017 NF23 është rreth 230 deri 525 metra i gjerë. Kjo do të thotë edhe në shkallë të ulëta krahasimi, objekti është po aq i gjerë sa gjatësia e një Boeing 747 dhe në rast se bëjmë një krahasim në vlera më të mëdha, përmasat e asteroidit mund të arrijnë edhe sa dyfishi i këtij avioni. 

 

Në rast se kemi të bëjmë me 525 metra, do të ishte më e gjatë se Piramida e Madhe e Gizës në Egjiptit, e cila qëndron rreth 455 metra e lartë. NASA gjurmon këtë dhe objektet e tjera pranë Tokës (NEOs) për të ruajtur çdo kërcënim të ardhshëm potencial. Ky shkëmb i veçantë hapësinor është klasifikuar brenda grupit 'Atens', i emëruar për asteroidin 1862 Atens, për shkak të orbitës së tij të kalimit të Tokës dhe boshtit më të vogël mesatar. Një diagram nga laboratori i NASA-s Jet Propulsion tregon saktësisht se si orbita e tij kryqëzohet me Tokën, me asteroidin që po afrohet gjithnjë e më afër planetit tonë në ditët në vazhdim të cilat të çojnë drejt datës 29 të këtij muaji, kur mendohet se ky asteroid do të arrijë pikën më të afërt me tokën. Në këtë kohë, do të jetë rreth .03 njësi astronomike (au) larg, ose më saktë rreth 3 milion milje. 

 

Asteroid 2016 NF23 gjithashtu bën pjesë në kategorinë e 'objekteve potencialisht të rrezikshëm', të cilat janë ato që arrijnë një distancë minimale më pak se .05 au nga Toka dhe kanë një madhësi absolute (H) prej 22.0 ose më të madhe. Asteroidi 2016 NF23 ka një madhësi absolute prej 22.9. Në vitet e fundit, NASA u përqendrua në gjetjen e objekteve pranë Tokës të vlerësuara më të mëdha se 140 metra, duke qënë se rreth 90 përqind e atyre të cilat mendohet se janë më të mëdha se 1 kilometër tashmë janë gjetur. Në krahasim, vetëm 10 për qind e këtyre objekteve më të vogla, por që gjithësesi janë potencialisht katastrofike mendohet se janë gjetur tashmë deri në ditët e sotme.

 


Më të lexuarat