×
Secondary Adv

Waymo ka prezantuar garazhin e makinave te saj robotike

Share on Google+

Kompania Waymo ka ndarë pamje të rralla mbi programin e ardhshëm për flotën e makinave vetë drejtuese.  

 

Në një postim të ri në blogun e saj, njësia autonome e automjeteve Google detajoi se çfarë ndodh në qendrën e saj të operacioneve në Arizona, kur flota e makinave vetë drejtuese nuk ndodhet në rrugë. Firma ka një staf të plotë të teknikëve të flotës, shpërndarjes së flotës, përgjigjes së flotës dhe punonjësve të mbështetjes së drejtuesve që inspektojnë automjetet e Waymo dhe komunikojnë me personat që gjenden në makinë, ndër të tjera. "Me teknikët tanë të flotës, dispeçerët, përgjegjësit dhe agjentët mbështetës të drejtimit, makinat tona vetë drejtuese mund të lëvizin përdoruesit e tyre në mënyrë të sigurtë nga pika A në pikën B çdo ditë", shkruante në blogun Elice Perez, drejtuesi i operacioneve të Waymo-t Post. 

Waymo lançoi programin e tij të hershëm në Phoenix në prillin e kaluar dhe, që atëherë, qindra drejtues kanë përdorur makinat e tyre vetë drejtuese  për të udhëtuar nëpër qytet. Për tu përshtatur me rritjen e kërkesës për këto makina, Waymo ka dyfishuar madhësinë e qendrës së saj të operacioneve në Chandler, Arizona, duke hapur rrugën që firma të rrisë flotën e saj. Waymo kohët e fundit tha se do të shtojë 62,000 minifurgona në flotën e tij të automjeteve vetëdrejtuese në Arizona gjatë këtij viti. "Për të drejtuar këtë shërbim vetë ngarje, ne mbështetemi në ekipet e operacioneve tona lokale për të ruajtur automjetet tona, për të menaxhuar logjistikën e flotës dhe për të ofruar mbështetje gjatë gjithë ditës dhe natës, për drejtuesit tanë", tha Perez. 

 

Në garazhin e Waymo në Chandler, teknikët e flotës sigurohen që sensorët e makinave vetë drejtuese kanë performancë të lartë dhe janë në gjendje të mirë. Shumica e makinave vetël drejtuese përdorin teknologjinë LIDAR për 'të parë' mjedisin e tyre. "Mendoni për këto, si kontrollet para fluturimit të kryera në avionë përpara se të bëhen gati për ngritje", shtoi ajo. Ka edhe dispeçer të flotës, të cilët sigurojnë që Waymo ka makina të mjaftueshme në rrugë. Ata menaxhojnë hartën e makinave dhe testimit të Waymo-s, duke dërguar shoferët e testeve në "misione" për të testuar veçoritë e reja. Punonjës të tjerë në ekipin përgjegjës të flotës kanë për qëllim të garantojnë siguri në rrugë dhe gjatë përvojës së vetë ngasjes. Ekipi i përgjegjës i flotës shikon rreth mundësive për të ndryshuar drejtimin e rrugëve si shkak i kushteve të ndryshme të trafikut.  

"Ndërsa automjeti mbetet plotësisht përgjegjës për funksionimin e tij të sigurt, konfirmimi i siguruar nga kjo skuadër mund të ndihmojë që një udhëtim të jetë më i përshtatshëm për drejtuesit", shpjegoi Perez. Për shembull, një makinë Waymo mund të zbulojë një bllokim rrugësh dhe të ndalojë, por gjithsesi do të kontrollojë me ekipin përgjegjës të flotës për të verifikuar një informacion të tillë. Stafi i mbështetjes së drejtuesve të Waymos është gjithashtu atje për të siguruar që konsumatorët të kenë një udhëtim të sigurt. Drejtuesit mund të shtypin një buton në paneli drejtues të makinës ose të përdorin aplikacionin Waymo për t'u lidhur me ekipin mbështetës të drejtuesit, duke bërë pyetje rreth gjërave se si të lidhin muzikën e tyre ose të ndryshojnë destinacionin e tyre në mes të udhëtimit. 

 

Kjo është e gjitha pjesë e përpjekjes së Waymo për të ofruar më shumë rreth makinave vetë drejtuese duke qënë edhe se konkurron kokë më kokë me lojtarë të tjerë në treg, si Lyft, Uber dhe disa prodhues të makinave si Ford dhe GM. Duke punuar me makinat autonome që nga viti 2009 dhe me 8 milionë kilometra të bëra në rrugët publike nën emrin e vet, Waymo është konsideruar të jetë përpara rivalëve në zhvillimin e teknologjisë autonome të automjeteve. 


Më të lexuarat