Një urë e vendosur mbi kodrat Da Nang në Vietnam, ka tërhequr vëmendje për dy duart e saj gjigande, të cilat duket sikur e ngrenë strukturën në qiell.
Teksa qëndrojnë në Urën e Artë e cila quhet kështu edhe për shkak të strukturës së ndërtimit që ka,vizitorët mund të admirojnë të gjithë peizazhin e pafundëm si dhe malin madhështor të Ba Na. E ngritur në lartësi mbi 1.400 m mbi nivelin e detit, ura duket si një shirit i artë i mbajtur nga dy duar gjigante që dalin nga kodra.
Duke përfshirë 8 shtrirje me një gjatësi prej gati 150 metra, sipas raportimeve ura është pjesë e një projekti prej 2 miliard dollarësh, i projektuar për të akomoduar numrin gjithnjë e më të madh të turistëve të Vietnamit.
Vietnami është bërë një destinacion i madh turistik që nga vitet 1990, me numra rekord që arritën në 3.77 milionë turistë ndërkombëtarë vetëm në 2009 dhe mbajtjen e numrave të ngjashëm që nga ajo kohë.
Ura është projektuar nga TA Landscape Architecture në Ho Chi Minh City. Ba Na Hills është një vendpushim malor, i themeluar nga kolonistët francezë në vitin 1919. Afër qytetit të Da Nang, ku dikur kishte rreth 200 vila, por sot, mbeten vetëm pak rrënoja. Ba Na Hills tani përmban një park Fantasy dhe një fshat në stilin francez, me rrugë me kalldrëm.