×
Secondary Adv

10 linjat ajrore me klasin e pare me luksoz

Share on Google+

Fluturimet e klasit të parë janë luksi më i madh kur bëhet fjalë për udhëtimin ajror.  

 

Vetëm duke hyrë në një avion dhe duke vështruar jashtë përmes perdeve të atyre vendeve elitare, është një përvojë e cila për shumë prej nesh është për tu pasur zili por edhe mjaft e dëshiruar për tu përjetuar një ditë. Shumica e linjave ajrore konkurojnë me njëra tjetrën duke synuar mënyrën më të veçantë por edhe më luksoze të dizajnit për këtë seksion ekskluziv, në përpjekje për të arritur maksimumin për sa i përket kënaqësisë së klientit dhe luksit të ofruar. Më poshtë gjenden të renditura disa prej linjave ajrore të cilat njihen për dizajnin unik dhe luksoz të klasit të parë. 

 

10. Thai Airways

Royal First Class përfshin shampanjë të ftohtë, vende të gjera 23 inç, televizorë me ekran të sheshtë, 500 CD muzikore dhe shtretër të rrafshët të cilët shtrihen 180 gradë. 

9. Qantas Airways

 

Qantas Airlines është një shërbim elitar. Një dyshek prej lëkure, kontrolle të ndenjëses dhe një ekran 17 inç presin pasagjerin me fat, ndërsa një menu e shijshme e bën udhëtimin akoma më të këndshëm.

8. Cathay Pacific Airways

Ndenjëset prej lëkure ofrojnë masazhe të rehatshme të kontrolluara manualisht dhe një mbulesë e trashë shërben për të ju mbajtur ngrohtë kur ndenjësja shtrihet krejtësisht.

 7. Qatar Airways

Kabina e klasit të parë të Qatar Airways përfshin një shtrat që shtrihet dhe një mbulesë mjaft të rehatshme, 4,000 opsione për argëtim dhe një menu të klasit botëror. 

6. ANA All Nippon Airways

Një kabinë private katrore me dyer rrëshqitëse siguron që asnjë pasagjer nuk do të shqetësohet gjatë udhëtimit, pasi muret e panelit të lartë krijojnë një liman prej druri në qiell. Gatimet e shijshme në bord përgatiten në stilin japonez Kaiseki ose me elegancën e kuzhinës moderne evropiane. 

5. Emirates  

Suita e tyre e klasit të parë është në thelb një dhomë e mbyllur plotësisht me kontrolle të temperaturës, ndriçim sipas dëshirës dhe ndenjëse lëkure që janë të frymëzuara nga Mercedes-Benz.

 4. Lufthansa

Përvoja e klasit të parë të Lufthansës përfshin një asistent personal në aeroport, një ndenjëse e gjërë që shtrihet, verë me shije të hollë dhe të shijuarit të një kuzhine të veçantë, dhe shumë opsione argëtimi gjatë fluturimit.

 3. Air France

Air France, siguron një nga përvojat më të paharrueshme të klasë të parë pasi secila nga ndenjëset e tyre të quajtura "Le Premiere First Class" të krijon përshtypjen e një dhome hoteli luksoze.

 2. Etihad Airways 

Etihad Airways është një tjetër xhevahir botëror, pasi kabinat e saj të klasit të parë janë në thelb një "Apartament" gjigant me krevat plotësisht të sheshtë me 6 këmbë dhe 10 inç, së bashku me akses në dushe gjatë fluturimit si dhe një sallë pritjeje luksoze.

1. Singapore Airlines

Hapësira private, ndenjëse shtesë, ndriçimi sipas preferencave dhe 1.000 mundësi argëtimi janë vetëm disa nga privilegjet që merr kur fluturon me klasin e parë të kësaj linje ajrore.


Më të lexuarat