Llambat elektrike tashme mund ti kontrollojme nga telefoni
Ëndrra për një shtëpi tërësisht inteligjente është duke u bërë realitet, megjithëse jo shumë njerëz e kishin parashikuar këtë. Për një shtëpie të tillë njerëzit janë duke blerë pajisje që mund të lidhen përmes valëve dhe që e bëjnë përvojën në shtëpi më të mirë dhe më efikase. Por përveç disa pajisjeve që janë duke u zhvilluar me hapa shumë të shpejtë, si termostatët apo pajisjet e tjera inteligjente, e reja më e fundit vjen nga llambat elektrike.
Mundësia për ta kontrolluar dritat duke përdorur aplikacione të smartphone-it është një opsion praktik dhe shumë i thjeshtë. Kompania Cree ka krijuar një opsion shtesë për smart llambat që kushtojnë vetëm 15 dollarë dhe janë shumë më të lira se rivalet e saj në treg.
Nëpërmjet kësaj pajisjes ju mund t’i ndryshoni ngjyrat apo ta përdorni si dritë diskoteke, por mund edhe ta digjni. Kësaj drite madje mund t’i zvogëloni apo t’i rrisni dritën dhe mund të caktoni se kur do të ndizet apo fiket në një kohën që ju dëshironi. Kjo mund të realizohet në smaprtpohne-ët me sistem operativ iOS apo Android.
Sipas kompanisë llamba bën dritë deri në 25 mijë orë, por prapë duhet të lidhet me sistemet Wink apo ZigBee hub që të punojë (Wink dhe ZigBee janë sisteme që bëjnë lidhjen e pajisjeve shtëpiake me smart pajisjet).
Këto llamba elektrike do të dalin në shitje në fund të këtij muaji dhe kompania shpreson se do të lidhë një marrëveshje me Apple për ta futur këtë mundësi të kontrollimit të dritave në aplikacionin e Apple - HomeKit.