×
Secondary Adv

Uber, prezanton dronin e ri per shperndarjen e porosive

Share on Google+

Uber, kompania e njohur për prodhimin e makinave vetë drejtuese, ka prezantuar shërbimin më të ri, atë të shpërndarjes së ushqimeve përmes dronit.

 

Uber Eats, tashmë një nga aplikacionet më të njohura për shpërndarjen e ushqimit, dëshiron të zgjerojë dhe të përmirësojë shërbimin e saj duke e çuar më tej, duke kryer shpërndarje të ushqimeve përmes dronit. Siç funksionon tani, shoferët marrin ushqimin tuaj nga një restorant, e vënë atë në makinën e tyre, udhëtojnë drejt destinacionit të klientit që bën porosinë përmes flotës së tyre të makinave, dhe më pas trokasin në derën e tyre me një qese plot me ushqime të porositura më parë përmes aplikacionit. 

 

Por në ekspozitën e Uber Elevate Asia Pacific në Japoni gjatë kësaj jave, Uber zbuloi një metodë të re të shpërndarjes që do të përdoret nga kjo kompani, që do të jetë pikërisht përmes dronit. Ekipi i dronëve të Uber, i njohur si Uber Elevate, do të përdorë atë që është njihet edhe nga shërbimi i tij i makinave fluturimit, i njohur si UberAir, për të bërë të mundur shpërndarje të porosive të ushqimeve më të shpejta, më të lira dhe më të besueshme. Uber është aktualisht në përpjekje për një marrëveshje të mundshme me Administratën Federale të Aviacionit në SHBA rreth UberAir, kështu që projekti i dronit të Uber me shumë mundësi do të jetë pjesë e këtyre bisedave. 

 

Gjithashtu bëhet me dije se Uber Elevate ka testuar disa fluturime në San Diego, i cili ka një program pilot për shpërndarjen përmes dronit. Uber Eats ka pasur një vit me rezultate relativisht të mira, ku të dhëna nga kompania bëjnë me dije se aplikacioni i kësaj kompanie, Uber Eats është shkarkuar më shumë herë sesa konkurrentët në pajisjet Android gjatë vitit të kaluar, sipas një sondazhi nga SimilarWeb. Uber thotë se e ka rritur platformën e saj Eats në 6 miliardë dollarë me rezervime në 293 qytete në nivel global, me rritjen më të madhe që ndodh në tregun e saj të Azisë/Paqësorit. Në Indi dhe Japoni, Uber Eats ka arritur të kryejë shërbimin e saj përpara shërbimeve të tjera përmes automjeteve. Ende nuk është bërë me dije se kur shpërndarja e porosive të ushqimeve do të vijë përmes dronit të Uber, por nëse Amazon Prime Air për shpërndarjen e paketave tuaja nëpërmjet droni është ndonjë tregues, Uber Elevate mund të përballet me shumë vështërsi, shtyrje dhe vonesa. 


Më të lexuarat