
Apple do te hedhe ne treg iphone XS me ekran 6.5 inch
Vetëm pak ditë përpara shfaqjes së Apple, janë zbuluar pamjet e modeleve të fundit të pajisjeve që do të hidhen në treg nga kompania.
Pamjet kanë zbuluar detaje nga iPhoni më i ri i Apple si dhe modelit të fundit të orës, disa ditë përpara datës 12 shtator që do të jetë edhe prezantimi i pajisjeve nga kompania. Kompania mendohet se do të sjellë një iphon i cili do të quhet Iphone XS Plus, që mendohet se do të ketë një ekran të madh prej 6.5 inch, dhe një version më të vogël të quajtur iphone XS me ekran 5.8 inch. Imazhet e publikuara gjithashtu kanë zbuluar edhe faktin që këto pajisje do të jenë edhe në një ngjyrë të re të argjendtë. Përveç këtyre ajo ëfarë dallon si ndryshimi më i madh që vjen nga kjo kompani, është ekrani cep më cepi këtyre iphonëve. Pra këto pajisje do të kenë ekran të plotë pa asnjë ndërprerje.
E njëjta gjë mendohet se është bërë edhe me orën e Apple, për të cilën mendohet se do të ketë një rritje të sipërfaqes së ekranit me rreth 15 përqind. Këtë vit mendohet se linja e re do të quhet ’S year‘ por mbetet për tu parë në ditën e prezantimit të tyre, event që do të mbahet në Steve Jobs Theater me datë 12 shtator. Por ajo çfarë paraprakisht përflitet, është që Apple do të prezantojë tre modele duke përfshirë edhe ridizajnimin e modelit ekzistues iphone X. Tre modelet mendohet se do të kenë ekrane përkatëse prej 5.8 inch, 6.1 dhe iphoni me ekranin më të madh të prezantuar nga kjo kompani, do të ketë një ekran prej 6.5 inch. Të treja këto modele mund të kenë një bateri e cila zgjat më shumë se një ditë, kjo falë një procesori të ri të dizajnuar për të rritur jetëgjatësinë e pajisjes në deri më shumë se 40 përqind.
Edhe pse një prej këtyre modeleve mendohet se do të ketë ekranin më të madh që kjo kompani ka prodhuar, mbetet dilema nëse do të vijë një model ‘Plus’ siç ndodh zakonisht me çdo pajisje të re të kompanisë. Modelet e reja gjithashtu do të kenë një shpejtësi procesimi të përmirësuar si dhe kamera më të zhvilluara. Pajisjet e reja do të kenë gjithashtu një procesor të ri që pritet të quhet Apple A12, që në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë. Apple pritet të përfshijë edhe një numër të madh të optimizimeve të jetë gjatësisë së baterisë, që do të bëjë të mundur reduktimin e tharjen e baterisëkur telefoni nuk përdoret. Jetëgjatësia e baterisë është gjithashtu e prekur nga faktorë të tjerë, duke përfshirë numrin e aplikacioneve, llojin e ekranit dhe efikasitetin e internetit dhe Wi-Fi në telefon.
Zëra të tjerë thonë se tre modelet e reja iPhone do të jenë të prodhuara në disa ngjyra, përfshijnë një kasë alumini dhe jo çelik inox, dhe një ekran LCD. Meqenëse të tre modelet do të shfaqin një ekran cep më cep, ata gjithashtu do të kenë sistemin e kontrollit të bazuar në gjestikulacion që përdoret në iPhone X, i cili zëvendëson nevojën për një buton Home. Sistemi i njohjes së fytyrës së Apple "Face ID" gjithashtu do të përfshihet në të tre pajisjet. Apple pritet të prezantojë teknologjinë e dyfishtë SIM për dy telefonat më të mëdhenj në disa rajone, vuri në dukje Bloomberg. Kjo veçori ka të ngjarë të përdoret tek përdoruesit ndërkombëtarë të cilët shpesh udhëtojnë në vende të ndryshme. Një tjetër detaj që mbetet i paqartë është se si Apple do ti quajë smartphonët e saj të ri.
Më të lexuarat








