
Shkencetaret jane shume prane krijimit te zemres artificiale
Siemens Healthineers ka krijuar një sistem dixhital i cili është shembull i përdorimit të inteligjencës artificiale në pajisjet mjekësore në ndihmë të një diagnoze më të saktë.
Pajisur me një kompjuter në vend të një bisturie dhe salle operacioni, kardiologu Benjamin Meder me kujdes vendos elektrodat e një stimuluesi kardiak në një zemër dixhitale që rreh. Duke përdorur këtë 'binjak dixhital' që imiton vetitë elektrike dhe fizike të qelizave në zemrën e pacientit, Meder bën simulime për të parë nëse stimuluesi i zemrës mund ta mbajë nën kontroll pushimin e zemrës, përpara se të ndërhyjë në rrugë kirurgjikale në të. Binjakët dixhitalë të zhvilluar nga Siemens Healthineers janë një shembull se si krijuesit e pajisjeve mjekësore përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar mjekët të bëjnë diagnoza më të sakta kur mjekësia hyn në një epokë gjithnjë e më të personalizuar.
Sfida për Siemens Healthineers dhe rivalët si Philips dhe GE Healthcare është të qëndrojnë në avantazh kundrejt gjigantëve të teknologjisë nga Google tek Alibaba që shpresojnë të përdorin të dhëna të mëdha për të përfituar një pjesë të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor. Për Siemens Healthineers dhe rivalët e saj tradicional, duke e bërë kalimin nga të qenit kryesisht kompani hardware për të kaluar tek pionierë të sistemit teknologjik mjekësor shihet si vendimtar në një fushë që po mbushet gjithnjë e më shumë me hyrje të reja. Google ka zhvilluar një shumllojshmëri të mjeteve që përdorin inteligjencën artificiale, duke përfshirë algoritme që mund të analizojnë imazhet mjekësore për të diagnostikuar sëmundjet e syrit, ose të analizojnë të dhënat dixhitale për të parashikuar gjasat e vdekjes.
Ndërkohë, Alibaba shpreson të përdorë sistemin e saj të të dhënave për të trajtuar mungesën e specialistëve mjekësorë në Kinë. Ajo po punon në mjetet e diagnostikimit të ndihmës së shpejtë për të ndihmuar në analizimin e imazheve të tilla si skanimet e CT dhe MRI. Siemens Healthineers, e cila u shkëput nga firma gjermane Siemens në mars, ka tejkaluar tregun në tremujorët e fundit me shitjen e pajisjeve mjekësore të imazherisë falë një numri të produkteve të reja. Por analistët thonë se firma gjermane, kompania holandeze Philips dhe GE Healthcare, një degë e General Electric, do të vihen të gjitha nën presion për të provuar se mund të kursejnë paratë e sistemeve të kujdesit shëndetësor pasi shpenzimet bëhen më të lidhura me të ardhurat e pacientit. Siemens Healthineers ka një histori të gjatë në industri. Ai bëri makineritë e para të prodhuara me rreze X në 1896 dhe tani është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve mjekësore të imaxherisë.
Tani, ambicia e shefit Ekzekutiv Bernd Montag është ta transformojë atë në "GPS të kujdesit shëndetësor", një kompani që shfrytëzon të dhënat e saj për të shitur shërbimet inteligjente, si dhe duke lënë firmat e vogla të teknologjisë të zhvillojnë aplikacione që ushqejnë bazën e saj të të dhënave. Ndërsa përshtatet, Siemens Healthineers ka investuar shumë në IT. Ajo punëson rreth 2,900 inxhinierë softueri dhe ka mbi 600 patenta dhe aplikime për patenta në teknologjinë kompjuterike. Philips gjithashtu është shprehur se rreth 60 për qind e stafit të tij të kërkimit dhe zhvillimit si dhe shpenzimet është përqendruar në sistemin dhe shkencën e të dhënave. Kompania tha se punëson mijëra inxhinierë softueri, pa qenë specifike rreth numrit të tyre. Ekspertët thonë se suksesi i inteligjencës artificiale në teknologjinë mjekësore do të varet nga qasja në të dhëna të besueshme, jo vetëm për të krijuar modele për diagnozën por edhe për të parashikuar se sa efektive do të jenë trajtimet për një pacient të caktuar në ditët dhe vitet që vijnë.
"Imagjinoni që në të ardhmen ne të kemi një pacient me të gjitha funksionet e tyre të organeve, të gjitha funksionet e tyre celulare dhe ne të jemi në gjendje të simulojmë kompleksitetin e tyre", tha Meder, një kardiolog në Spitalin Universitar Heidelberg në Gjermani, i cili po teston sistemin dixhital të zemrës të krijuar nga Siemens Healthineers."Ne do të ishim në gjendje të parashikojmë javë ose muaj më parë se cilat pacientë do të sëmuren, se si një pacient i caktuar do të reagojë ndaj një terapie të caktuar, prej të cilave në mënyrë të padiskutuar, pacientët do të marin më shumë përfitim. Kjo mund të revolucionarizonte mjekësinë". Për këtë qëllim, Siemens Healthineers ka ndërtuar një bazë të dhënash të madhe me më shumë se 250 milionë imazhe të shënuara, raporte dhe të dhëna operative për të trajnuar algoritmet e reja. Në shembullin e binjakëve dixhitalë, sistemi i inteligjencës artificiale u trajnua për të endur së bashku të dhëna rreth vetive elektrike dhe fizike dhe strukturën e një zemre në një imazh 3D.
Një nga sfidat kryesore ishte fshehja e kompleksitetit dhe krijimi i një ndërfaqeje që është e lehtë për t'u përdorur, tha Tommaso Mansi, një drejtor i lartë i R & D në Siemens Healthineers që zhvilloi softuerin. Për të testuar teknologjinë, ekipi i Meder-it krijoi 100 binjakë dixhitalë të pacientëve që u trajtuan për pushimin e zemrës në një eksperiment gjashtë vjeçar. Kompjuteri bën parashikime bazuar në binjakët dixhitalë dhe pastaj ato krahasohen me rezultatet aktuale. Ekipi i tij shpreson të përfundojë vlerësimin e parashikimeve deri në fund të vitit 2018. Nëse rezultatet janë premtuese, sistemi do të testohet në një eksperiment më të madh, në shumë qendra, si hapi tjetër për të marrë miratimin për sistemin nga rregullatorët për përdorim komercial të tij. Siemens Healthineers nuk pranoi të thoshte kur teknologjia eventualisht mund të përdoret nga klinikat ose të japë detaje se si zhvillohet zemra e tij dixhitale, ose modele të organeve të tjera, të tilla si mushkëritë dhe mëlçia.
Më të lexuarat








