
Ky eshte droni qe do te sherbeje si ambulance
Vincenzo Navanteri është dizejnuesi i një droni i cili do të shërbejë si ambulancë për te transportuar persona të lënduar.
Një krijues i ri i quajtur Vincenzo Navanteri ka prezantuar gjatë ekspozitës dhe konferencës ndërkombëtare të dronëve të mbajtur nga FAI në Luzanë të Zvicrës, një dron i cili kryen funskionin e një ambulance ajrore. Ky dron ambulancë siç edhe është quajtur nga krijuesi dhe dizejnuesi i saj, do të shërbejë si një ambulancë e cila do të transportojë dhe do të japë ndihmën e shpejtë për pasagjerët e sëmurë. E veçanta është se përveç se kemi të bëjmë me një dron, gjithashtu ai është i vetë pilotueshëm. Droni mund të mbajë vetëm një pasagjer të sëmurë dhe do të fluturojë me një shpejtësi prej 69 km/h në distanca prej rreth 150 km. Droni është i aftë të arrijë lartësi prej 1.000 m dhe të mbajë deri në 120 kg në bordin e tij.
Ambulanca autonome ajrore do të fuqizohet nga tetë helika elektrike, bateritë e të cilave do të jenë të fuqizuara nga dy mikro turbina prej gazi, ku secila prej tyre do të ketë gjeneratorin e vet të shpejtësisë së lartë si dhe rezervë gazi të veçantë. Droni do të mbajë në mënyrë autonome pasagjerë drejt një destinacioni të vendosur nga kordinata të GPS, me një furnizues me oksigjen si dhe pajisje të tjera mjekësore të ndihmës së shpejtë, të vendosura në bord për të monitoruar nga distanca pasagjerin gjatë rrugës për në destinacionin final, që është spitali. Pasagjeri mundet që gjithashtu të monitorohet në distancë nga doktorë, falë kamerave të vendosura në bordin e dronit si dhe prej sistemit të komunikimit që ofron ky dron.
Krijuesi i tij u shpreh se droni ka si qëllim kryesor përdorimin për ndihmën e shpejtë si dhe për misionet e shpëtimit. Kudo dhe në çdo vend të prekur nga fatkeqësi natyrore qofshin ato tërmete apo edhe zona me kontaminin nuklear, droni do të vijë menjëherë në ndihmë duke zhvilluar një mision të suksesshëm shpëtimi. Ambulanca është e dizejnuar me lehtësinë përdorim, për shkak se nuk nevojitet një pilot për drejtimin e saj por ajo ndoshta do të përfshijë vetëm staf mjekësor, që do të thotë një mjek për të përballuar situata emergjente, i cili do të jetë i aftë ta përdorë atë me shumë pak trajnim të nevojshëm. Në mënyrë që të behet evakuimi i njerëzve të lënduar, droni do të përdoret gjithashtu për të transportuar furnizime mjekësore apo edhe produkte ushqimore.
Çmimi prej 20.000 dollarë i fituar në këtë konkurs, do të ndihmojë ekipin e inxhinierëve të kompanisë italiane, për të zhvilluar më tej konceptin e dronit ambulancë. Thelbi i biznesit tonë është turbina e cila krijon elektricitet për të fuqizuar dronin dhe për të bërë të mundur lëvizjen e tij. Krijuesi i dronit ka pranuar që është i lumtur sepse tashmë njerëzit thotë ai, do të kuptojnë që teknologjia jonë do të ndihmojë në zhvillimin e dronëve.
Më të lexuarat








