
Kjo pasqyre inteligjente ju sjell palestren ne shtepine tuaj
Mirror është një ekran LCD i teknologjisë së lartë përmes të cilit realizohen klasa fitnesi me një instruktor virtual.
Mirror është një pasqyrë e vërtetë që mund të përdorni për rutinën tuaj të mëngjesit, por me teknologji të lartë të ndërtuar brenda. Paneli në vetvete është një ekran LCD, me altoparlantë stereo, një aparat fotografik dhe disa softuerë të mundësuar nga një procesor quad-core. Bluetooth dhe WiFi ju lejojnë të lidheni me pajisjet e monitorimit dhe të merrni klasat e aktiviteteve të ndryshme fizike ose të ushtrimeve të shumllojshme të cilat sugjerohen përmes ekranit të Mirror. Sa i përket klasave, ka kardio, yoga, boks, strech dhe pilates, me nivele të ndryshme për secilën prej tyre.
Ekrani i lidhur do të bëjë për ju instruktorin personal me 1,495 dollarë që kushton pajisja Mirror që është e ngjashme mjaft me një pasqyrë normale, dhe vetëm 39 dollarë shtesë në muaj për secilën nga klasat. Pasqyra është 52 inç e gjatë dhe mund të jetë e montuar në mur ose mund të vendoset në një mbajtëse metalike. Mirror kontrollohet nga një aplikacion i iOS; nuk është thënë ende asgjë nëse do të jetë gjithashtu e mbështetur edhe nga një aplikacion në Android. Ashtu si me shumicën e orëve të fitnesit, mund të vendosni një profil dhe të merrni disa rekomandime personale.
Nëse përdoruesi vendos të dhënat dhe cilësimet e veta personalesi dhe problematika që mund të ketë me muskujt apo zonat të cilat dëshiron të përmirësojë, Mirror rekomandon klasat e duhura si dhe ushtrimet për tu ndjekur, duke filluar nga lloji i aktivitetit dhe nivelit. Meqenëse klasat zhvillohen në kohë reale, ju gjithashtu mund të merrni përgjigje dhe reagime nga instruktorët. Mirror përfshin verifikimin e instruktorëve në platformën e saj, si dhe realizimin e një lidhjeje live me sistemin. Do të mund ta shihni instruktorin tuaj të përcaktuar vetëm për ju në pajisjen Mirror, së bashku me matje të tjera. Në fillim do të ketë mbi 50 klasa në javë, plus një listë e ushtrimeve sipas kërkesës së përdoruesit.
Në rast se një lidhje live e tillë është e bezdisshme për përdoruesin, atëherë bashkë me pajisjen është e përfshirë edhe mjë kapak për lenten e kameras, për të mundësuar privatësi si dhe ajo mund të fiket në çdo kohë që përdoruesi kërkon. Mirror është në thelb një video gjigante vertikale, kështu që përdoruesit do të duhet të rreshtohen pas njëri-tjetrit për të punuar së bashku, njëlloj siç ndodh që të rrjeshtohen dhe pozicionohen në pjesën e prapme të klasës në çdo palestër të mundshme. CEO Brynn Putnam thotë se nuk është dizajnuar të jetë një përvojë shumë-përdorues, por kompania mund të shikojë zgjidhje të tjera në lidhje me këtë.
Mirror do t'ju lejojë të sinkronizoni një Apple Watch ose monitorë të tjerë me Bluetooth të fitnesit, edhe pse aktualisht është e paqartë se cilat pajisje do të funksionojnë. Kompania është duke përfshirë një monitor të rrahjes së zemrës me blerjen e Mirror, e cila ka një çmim prej 1,495 dollarë. Për momentin, Mirror padyshim po rrit konkurrencën për Peloton dhe shërbime të tjera të palestrës në shtëpi.
Mirror siguron më shumë stërvitje dhe përdorime se sa një biçikletë stacionare e lidhur, por nuk do të merrni klasa çiklizmi me të, kështu që varet nga preferencat tuaja të stërvitjes. Dhe, në krahasim me anëtarësimin prej 39 dollarë në muaj të përfshirë në Mirror, kostoja mesatare e një klase pilates në rajonin e NYC është rreth 30 dollarë. Si alternativë, ekzistojnë një sërë video fitnesi dhe nganjëherë edhe transmetime të drejtpërdrejta të disponueshme falas në YouTube.
Më të lexuarat








