
Krijohet krocera me e madhe ne bote me kapacitet 6.600 pasagjere
Carnival Corporation quhet firma e cila ka krijuar anijen kroçera më të madhe në botë, e cila është e aftë të mbajë 6,600 pasagjerë.
Kroçera e re e quajtur AIDANova u prezantua pak ditë më parë, ku edhe u zhvillua një festë e madhe si pjesë e inaghurimit nga ana e kompanisë. Anija kolosale ka një gjatësi prej 1,106 metra dhe gjithashtu është e përbërë nga 20 kuvertë, 17 restorante, 23 bare, kazino, një park të vogël ujor, një fushë e vogël golfi si dhe një palestër dhe spa. Pika të tjera përfshijnë një apartament nën çati me dy kate me dritare nga dyshemeja deri në tavan, një hapësirë ​​teatri me tre kuvertë dhe anëtarë të stafit robotë.
Projekti i ndërtuar kushtoi 630 millionë paundë ose rreth 700 milionë euro dhe rezultati ishte një anije 184,000 ton më miqësore me mjedisin, duke qënë se ajo furnizohet me gaz natyror të lëngshëm në vend të naftës. Një tipar mjaft interesant për sa i përket elementëve të veçantë të dizajnit të anijes, është një fytyrë e qeshur që zbukuron harkun e saj.
U deshën 50 litra bojë të zezë, portokalli dhe të kuqe për të pikturuar simbolin e markës. Ceremonia e prezantimit e zhvilluar ditën e premte tërhoqi 25.000 spektatorë dhe DJ David Guetta ishte pjesmarrës për të argëtuar të ftuarit. Duke komentuar për ngjarjen, presidenti i AIDA Felix Eichhorn tha: 'Ceremonia e emërtimit të AIDANovës ishte një ngjarje e veçantë në një vend të veçantë: Jemi të kënaqur që ne ishim në gjendje të zhvillonim AIDA Open Air në Papenburg në kantjerin Meyer Werft, entuziazëm për anijen tonë të ri me kaq shumë njerëz".
Në fund të shtatorit AIDANova do të zhvillojë udhëtimin e saj të parë të shkurtër, duke lundruar në Holandë për ti dhënë në këtë mënyrë fund edhe serisë së provave të zhvilluara në det nga ana e kompanisë. Prej dhjetorit anija do të fillojë sezonin e saj të lundrimit me udhëtime rreth Ishujve Kanarie. AIDANova është anija e parë e lundrimit në botë që mund të furnizohet dhe të fuqizohet nga gazi natyror i lëngshëm me ndotje të ulët si në det dhe në port.
Dy anije të tjera AIDA të këtij modeli do të ndërtohen deri në vitin 2023, në kantierin e Meyer Werft në Papenburg. Aktualisht ekzistojnë edhe kroçera të tjera të mëdha të cilat posedojnë sipërfaqe gjigande, por AIDANova është e para anije lundrimi e këtyre përmasave e cila arrin të furnizohet me gaz natyror, gjë e cila çon në një kroçera dhe lundrime më miqësore me detin.
Kohët e fundit shqetësimi më i madh rreth mjeteve të lundrimit mbetet ndotja që ato shkaktojnë. Ndotja sa vjen e bëhet e përmasave akoma më të mëdha duke shkaktuar dëme të panumërta edhe në gjallesat detare. Kjo është pikërisht ajo çfarë synon AIDANova, shndërrimin e këtyre mjeteve lundruese gjithnjë e më shumë miqësore me detin dhe mbrojtja e gjallesave të saj nga kjo ndotje.
Më të lexuarat








