
Iphone Xc mendohet te jete modeli me i ri i Apple
Jemi vetëm disa ditë larg prezantimit të risive të fundit të Apple por tashmë qarkullojnë pamje të iphonit të ri.
Disa pamje të cilat janë shfaqur dhe shpërndarë në Twitter, tregojnë rreth një modeli të ri të iphonit i cili shfaq një ekran 6.1 inch dhe ndryshe nga modelet e mëparshme të Apple, do të quhet iphone Xc dhe do të vijë gjithashtu në katër ngjyra të ndryshme. Leaker Ben Geskin postoi imazhet, të cilat tregojnë pjesën e prapme dhe anët e iPhone-it të ri në katër ngjyra: të kuqe, të bardhë, blu të errët dhe rozë. Sipas Geskin, imazhet janë vetëm të "modeleve prototip", pra thjesht modele projektuese dhe jo pajisjet aktuale, por informacioni i tij është në linjë me shumicën e asaj që kemi dëgjuar për telefonin.
Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Apple po planifikon të ofrojë pajisjen në një gamë të ngjyrave të reja, megjithëse nuk ka asnjë shenjë të variacionit të supozuar të ngjyrës portokalli për të cilën deri pak kohë më parë është përfolur se do të jetë një ndër ngjyrat e telefonit të ri të apple. Geskin gjithashtu konfirmon madhësinë ekranit të iphonit më të ri të kompanisë që do të jetë sipas shumë burimeve 6.1 inç dhe gjithashtu ky smartphon do të përmbajë një ekran LCD.
Në të vërtetë, ajo që mund të jetë pjesa më interesante e kësaj rrjedhjeje të të dhënave nga burime shumë pranë kompanisë, është emri i modelit të ri: iPhone Xc. Vihet re se emri i pajisjes së re të Apple do të jetë shumë ndryshe nga emërtimi i pajisjeve të tjera të kësaj kompanie të cilat gjithnjë janë shoqëruar me numër dhe shkronjë, ndërkohë që tashmë kemi dy shkronja identifikuese për pajisjen e re. Ndërkohë që disa mendonin se Apple mund të quante telefonin e ri iPhone 9, iPhone Xc aktualisht ka kuptim për shumë arsye. ky model i supozuar mban emrin kryesor të modelit të fundit të nxjerrë vetëm disa kohë më parë, "iPhone X".
Ndërsa "c" reflekton iPhone c jetë e shkurtër, i cili ishte një ndër modelet e para të iPhone-it me 5 telefona të ofruara në një shumëllojshmëri ngjyrash si një alternativë më të lirë kundrejt pajisjeve të tjera. Natyrisht, kjo është e gjitha dhe sigurisht që mbetet ende në fazën e spekulimeve dhe asnjëra nga këto të dhëna nuk është konfirmuar nga vetë kompania. Ne nuk do të dimë me siguri derisa të bëhet prezantimi zyrtar nga Apple javën e ardhshme. Por të gjitha shenjat të çojnë me siguri drejt një modeli shumëngjyrësh të iphonit më të ri të kompanisë Apple përpos emrit që ai mund të mbajë.
Më të lexuarat








