Secondary Adv

Ja ku mund te merrni rrezet e fundit per kete vit

Share on Google+

Vera ka përfunduar por për të gjithë ata që duan ende të shijojnë plazhet dhe temperaturat e nxehta, ekzistojnë vende që ofrojnë temperatura të përshtatshme.   

 

Shumë njerëz i referohen fillimit të vjeshtës si mundësia e fundit për të zgjatur ende ditët e pushimit të kaluara në palzhe dhe në temperatura mjaft të ngrohta. Disa vende në botë kanë ende një mot mjaft të ngrohtë edhe në këtë periudhë të vitit, krahasuar me vende të tjera ku moti i keq dhe shirat kanë filluar. Nuk ndodhen shumë larg nesh, dhe jemi ende në kohë për ti vizituar në një mot ende të mrekullueshëm. Disa prej tyre ndodhen më poshtë dhe janë me të vërtet mahnitëse, dhe sigurisht janë mundësia e fundit për të shijuar disa rreze dielli në këtë fillim vjeshte.    

 

1. Turqia

Turqia është e mbuluar në temperatura të larta gjatë verës, por deri në shtator këto temperatura janë ulur paksa. Megjithatë, ka ende mundësi për të shijuar plazhet mahnitëse të këtij vendi, me temperatura ende të ngrohta të cilat qëndrojnë mesatarisht 20 gradë. 

2. Portugalia

Portugalia është një zgjedhje e shkëlqyer për ata të cilët kërkojnë të thithin disa rreze dhe të marrin një ngjyrë të bukur në kohë përpara se të vijojnë temperaturat e ulëta të stinës së dimrit. Algarve ofron një shtrirje të mrekullueshme të rërës së artë të rrethuar nga limane të thyer dhe një det të kaltër duke mundësuar një fund vere të paharrueshëm. Dhe nëse doni një ditë larg nga plazhi, qytetet si Lagos dhe Tavira historike janë duke pritur për tu eksploruar. Temperaturat shpesh arrijnë mesatarisht 20 gradë celcius, dhe festat këtu janë po aq tërheqëse nga pikëpamja e kostos. 

3. Spanja

Bukuria e Spanjës si destinacion pushimi qëndron në diversitetin e saj. Nëse doni një pushim familjar të mbushur me argëtim në Benidorm, një atraksion kulturor që është padyshim Barcelona ose disa pushime në Seviljen e pasur me histori, Spanja thërret për disa pushime në fund verën e këtij viti, për të përfituar sado pak nga rrezet dhe shkëlqimi i fundit i kësaj stine. 

4. Ishujt Balear

Temperaturat në Ishujt Balear qëndrojnë mesatarisht rreth 20 gradë celcius në periudhën e fundit të verës që në këto vende zgjat edhe gjatë shtatorit. Menorca ofron plazhet e saj të mrekullueshme, ndërsa ishulli i festave Ibiza po shpejton me festat përmbyllëse për këtë verë të cilat zgjasin deri në shtator por edhe në fillim të tetorit.  

5. ishujt Kanarie

Fuerteventura, Tenerife dhe Lanzarote janë tre nga shtatë ishujt Kanarie kryesore të cilat ofrojnë pamje të pakrahasueshme të bregdetit , plazhe të nivelit të lartë dhe një prezantim të kulturës spanjolle. Temperaturat në Tenerife mund të arrijnë në mesin e 20 gradë celcius në shtator dhe tetor, dhe në çdo rast ju do të merrni rreze të mjaftueshme të diellit. 

6. Ishujt grekë

Ndërsa ishujt grekë janë të gjithë unik në karakter, ata kryesisht ofrojnë ushqim të mrekullueshëm, një kuzhinë të pasur dhe mjaft të veçantë, pamje të pakrahasueshme, ujërat e qetë dhe plazhet e bollshme. Më i madhi i ishujve, Kreta do t'ju ofrojë një shtrirje të lavdishme të rërës dhe mjaft pika historike. Santorini është përzgjedhur si i veçantë për fshatrat e lyer në formën tradicionale me gëlqere dhe si një ndër vendet me perëndimin më piktoresk në botë, ndërsa Rhodes ka më shumë histori dhe arkitekturë ishullore greke. 

7. Qipro

Qiproja ka orë të gjata të diellit në shtator, ndërsa temperaturat ende arrijnë 30C-të edhe në këto muaj që vijnë fill pas verës.  Ata që e duan plazhin mund të qëndrojnë në vendpushime me rërë si Lara Bay, Ayia Napa dhe Protaras, ose nëse ndiheni aktiv ju mund të kaloni një ditë jashtë në eksplorimin e maleve spektakolare të Troodos.   

8. Malta

Malta ekzotike është i mbushur me histori dhe temperaturat e saj ende të larta ju lejojnë të pushoni ende dhe të merrini disa rreze. Edhe pse ishulli nuk ka shumë plazhe, spote me rërë mund të gjenden në Golden Bay ose Mellieha. Megjithatë, shumë nga hotelet kanë pishina të tilla fantastike dhe pamje të mrekullueshme që ju do të keni një territor të shkëlqyer në pragun tuaj. 

9. Dubai

Adhuruesit e diellit të cilët mund të përballojnë temperatura dhe nxehtësi shumë të lartë dhe ndonjëherë lagështi në nivele të mëdha, duhet të konsiderojnë Dubain për një fund të vjeshtës ose në fillim të vjeshtës. Gjatë muajit shtator por edhe gjatë tetorit temperaturat vazhdojnë  të jenë të larta, me rreth 30 gradë celcius. 

10. Marok

Një shije e paharrueshme ekzotike mund të jetë më afër se sa mendoni me një udhëtim në Marok. Adhuruesit e qytetit do të kënaqen duke u humbur nëpër Marrakech plot jetë përzierë me kaosin, xhamive të mrekullueshme dhe pallateve madhështore. Vendpushimet popullore si Agadir ofrojnë det dhe rërë si dhe bare dhe klube të panumërta për t'ju mbajtur argëtuar gjatë natës. Temperaturat në Marok ndryshojnë në të gjithë vendin, por mesatarisht në këtë kohë të vitit ato qëndrojnë rreth 20 gradë celcius.


Më të lexuarat