
Ushtria amerikane ka krijuar printerin me te madh 3D ne bote
Ushtria Amerikane ka krijuar printerin 3D më të madh në botë, të cilin e ka përdorur për të ndërtuar kazerma ushtarake me sipërfaqe 46 metër katrorë në vetëm 2 ditë.
Ndërtimi me anë të printerave 3D duket një mënyrë mjaft e përshtatshme për ushtrinë. Teknologjia në zhvillim është relativisht e lëvizshme dhe gjithashtu jo e kushtueshme dhe potencialisht mund të jetë një ndihmë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për ndërtimin e kazermave ushtarake të sigurta dhe në një kohë mjaft të shkurtër si dhe pa shpenzimet e zakonshme. Për këtë qëllim, Komanda e Sistemeve të Korpusit Detar të SHBA (MCSC) ndërtoi kohët e fundit një kazermë prototip në më pak se dy ditë me atë që e quan printeri më i madh 3D në botë.
Ekipi Përgatitor i MCSC-së bashkëpunoi me Forcat Detare të ekspeditës për të ndërtuar kazermat prototip në Qendrën e Hulumtimit dhe Zhvillimit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane në Champaign, Illinois. Printeri 3D u përdor për të ndërtuar një strukturë bazë kazermash, i cili arriti të realizojë ndërtimin e një sipërfaqeje prej 46 metër katrorë në vetëm 40 orë. Sipas KKSB-së, zakonisht një punë e tillë kërkon 10 marinsa për të realizuar ndërtimin si dhe pesë ditë për të ndërtuar një kasolle të ngjashme prej druri, kështu që është një përmirësim mjaft i rëndësishëm. Ekipi filloi me një model kompjuterik dhe një printer 3D. Pasi ata aktivizuan sistemin e printimit, proçesi aktual i ndërtimit ishte shumë i ngjashëm me strukturat e mëparshme të betonit të printuar në 3D, të cilat ne i kemi hasur edhe më parë, dhe përfshirja e çimentos duke u shtrydhur përmes një gryke në shtresa, për të ndërtuar muret e valëzuara.
Ende nuk e dimë se si është bërë e mundur që të shtohen çatitë, dritaret dhe dyert, por logjika na çon të mendojmë se ato janë bërë të mundura manualisht nga ana e marinsave amerikanë. Ekipi i kërkimit të Marinës tani po kryen më shumë kërkime për të parë se si mund të përdoret teknologjia në këtë fushë dhe nëse procesi i ndërtimit mund të përmirësohet më tej. Një sugjerim i bërë ishte se automatizimi i pompimit dhe përzierjes së çimentos mund të përshpejtojë përparimin në vetëm një ditë."Në mjediset luftarake aktive ose të simuluara, ne nuk duam që marinsat të duhet të punojnë në një proçes mjaft të lodhshëm për ndërtimin e bazave të nevojshme," thotë MCSC Kapitulli Matthew Friedell. "Duke pasur një printer betoni që mund të bëjë ndërtesa sipas kërkesës është një avantazh i madh për marinën".
Ne kemi kërkuar për më shumë informacion mbi dimensionet aktuale të printerit 3D për të konfirmuar se është edhe më i madh se modeli rus i cili është prezantuar vetëm disa kohë më parë, por duke kërkuar për të ardhmen, KKSB synon ta përdorë teknologjinë për operacionet ushtarake dhe për të bërë të mundur ndihmën humanitare dhe misionet e ndihmës. Gjithashtu ata janë shprehur se mund të ndihmojë në strehimin e njerëzve në nevojë në një kohë më të shpejtë. "Kjo aftësi do të mundësonte një partneritet të madh me komunitetin lokal, sepse është me kosto të ulët, lehtë për t'u përdorur dhe robotika mund të shtypë ndërtesat", shton Friedell. "Ne mund të ndërtojmë strukturat më të mira, shtëpitë dhe bazat operative me më pak fuqi punëtore dhe më pak krah pune të përfshirë".
Më të lexuarat








