Secondary Adv

Gjithcka qe do te prezantohet nga Apple ne 17 shtator

Share on Google+

Mendohej se Apple do të sjellë një iPhone të ri, por tashmë është zbuluar se gjigandi i teknologjisë mund të lëshojë një numër produktesh të reja.  

 

Tashmë bëhet me dije se Apple në eventin e tij të prezantimit të pajisjeve të reja për vitin 2018, do të sjellë tre iPhone të rinj, një Apple Watch Series, një iPad Pro dhe një Homepod Mini. Ngjarja më e madhe e vitit 2018, ashtu siç edhe është quajtur nga shumë admirues të pajisjeve të kësaj kompanie, do të zhvillohet në Steve Jobs Theatre në Cupertino të Kalifornisë, më e madhe e 2018, aty ku CEO i Apple Tim Cook do të bëjë prezantimin e versionin më të fundit të iPhone si dhe të pajisjeve të tjera të cilat mendohet se do të jenë pjesë e prezantimit.  

 

Eventi i shumë pritur i prezantimit të Apple do të mbahet të mërkurën më 12 shtator në Steve Jobs Theater në Cupertino të Kalifornisë. Sipas Bloomberg, Apple planifikon të lançojë tre telefona të rinj të cilët do të kenë dizajnin e prezantuar tek Iphone X, pra ekranin cep më cep. Përveç kësaj, shumë burime të brendshme po e etiketojnë këtë hedhje të re në treg, si ‘viti i S’ që do të thotë se modelet e reja do të kenë të njëjtin dizajn me ato të mëparshme por tashmë do të vijnë me karakteristika të brendshme të reja. Analisti i Apple dhe partneri drejtues i Loup Ventures Gene Munster, tha: 'iPhone po hyn në një normë vjetore rritjeje prej 0 deri në 5 për qind dhe gjërat që do të hidhen në treg këtë vjeshtë do t'i mbajnë ata në atë rrugë'. 

 

Munster shtoi se ndërsa iPhone ende është produkti më i kërkua dhe i njohur i kompanisë, ka produkte të tjera të Apple si Apple Watch, Airpods dhe Apple Music që i mbajnë ata të interesuar. Burimet pohojnë se do të ketë një iPhone me ekran të madh që pritet të jetë telefoni më i madh që Apple ka prodhuar, ndërsa një përmirësim i iPhone X do të prezantohet së bashku me një pajisje më të lirë për të zëvendësuar iPhone 8. 

iPhone

Do të ketë tre iPhone të ri që vijnë fill pas iPhone X të hedhur në treg vetëm vitin e kaluar. I pari do të jetë iPhone XS, i cili do të ketë një çmim potencial prej  899 paund dhe të njëjtin ekran 5.8 inç OLED. Prurja e re që është modeli tjetër i iphonit prej 999 paund do të quhet iPhone XS, i cili simbolizon përpjekjen e Apple për të hequr qafe sufiksin 'plus'. Ky produkt gjithashtu do të jetë iPhone më i madh i Applei prodhuar ndonjëherë nga kjo kompani, me një ekran OLED prej 6.5 inç në një trup që është i njëjtë me iPhone 8 Plus, i cili kishte një ekran 5.5 inç. Risia e tretë për sa i përket  iPhoneve do të jetë një opsion më i lirë me një çmim prej 599 paund dhe një ekran 6.1 inç me një ekran LCD të disponueshëm në një larmi  ngjyrash. Të gjithë iPhonet e rinj do të përfshijnë chipin e ri A12 Bionic dhe iOS 12. Përditësimi do të rritë kohën e ngarkimit të aplikacioneve në mënyrë që iPhone të ndihet më i shpejtë për t'u përdorur dhe ndërsa ekranet OLED mund të shfaqin një gamë të gjerë ngjyrash dhe të përmirësojnë kontrastin. Sipas strategjisë së prezantimit të Apple, të dy modelet OLED pritet të dalin në shitje më 21 shtator 2018, ndërsa telefoni më i lirë i ekranit LCD mund të shtyhet deri në tetor.  

Apple Watch

Prezantimi i Apple Watch Series 4 mund të jetë një produkt tjetër  i rëndësishëm në eventin e shumëpritur  të shtatorit, ku mendohet se për shkak se versioni i mëparshëm i pajisjes u zbulua në të njëjtën kohë vitin e kaluar, e njëjta gjë mund të bëhet edhe për modelin e ri. Gjithashtu flitet se modeli i ri i orës mund të përfshijë një ekran 15 përqind më të madh, një bateri më të madhe, një aplikacion për  gjurmimin e gjumit si dhe teknologji EKG (elektrokardiogramë). Modelet e reja pritet të jenë dy madhësi 38mm dhe 42mm dhe do të ofrohen në dy lloje të ndryshme, GPS dhe GPS + mobile. 

iPad Pro

Pas lëshimit të një iPad Pro më të lirë të projektuar për studentët dhe mësuesit, burime të brendshme besojnë se Apple mund të ketë ruajtur produktin e tij më të çmuar në eventin e prezantimit që do të zhvillohet pas disa ditësh. Clues zbuloi se do të ketë një ekran cep më cep pa rritur përmasat e produktit, por pa asnjë buton Home,  dhe gjithashtu duke përfshirë edhe opsionin e një FaceID.  Gjithashtu burime të tjera shprehen se iPad Pro do të jetë në dy madhësi, 10.5-inç duke filluar nga 619 paund dhe 12.9 inç që mund të kushtojë  769 paund. 

HomePod Mini

Duke qënë se ftesa e eventit të prezantimit të kompanisë Apple përmbante si dizajn në të një rreth prej bronxi, ka pasur diskutime që kompania mund të lëshojë një spiker cilindrik të mençur si një përgjigje ndaj rivalëve si Amazon dhe produkteve audio  që përmbajnë sistem të inteligjencës artificiale të sjellë nga Google.


Më të lexuarat