×
Secondary Adv

A jane vrimat e zeza tuneli i kohes?!

Share on Google+

Shkencëtarët indianë, amerikanë dhe italianë, në artikullin e publikuar në revistën shkencore me qendër në Trieste, janë bërë shkak për diskutime të ndryshme me temë nëse vrima e zezë është apo jo tuneli i kohës.

 

 


Sipas studimeve astrofizike, universi që shihet është vetëm 4% e universit ekzistues. 74 % e universit përbëhet nga energjia e zezë, ndërsa 22 % nga substanca e errët. Substanca e errët nuk është zbuluar plotësisht nga shkencëtarët.
Shkencëtarët indianë, amerikanë dhe italianë nxorën hartën e substancës së errët në Rrugën e Qumështit dhe e krahasuan me teorinë e fundit të shpërthimit të madh “Big Bang”.

 

Sipas teorisë së hedhur nga këta shkencëtarë, vrima e zezë në rrugën e qumështit, është një shkurtim rruge që siguron daljen në galaktikat e tjera të largëta. Shkencëtarët që e çuan edhe një hap më larg teorinë thanë se kjo vrimë mund të jetë aq e madhe sa vetë rruga e qumështit.

 


Artikulli i botuar në Annals of Physics shkaktoi një jehonë të madhe. Shkencëtarët bënë të ditur se këto teori mund të vërtetohen me studimin e galaktikave të tjera gjë që për momentin është e pamundur.
Teoria e ekzistencës së kësaj vrime të hedhur nga Albert Einstein nuk është vërtetuar, ndërsa Stephen Hawking pretendon se ato nuk ekzistojnë.


Më të lexuarat