Secondary Adv

Space X ka tashme pasagjerin e pare per ne Hene

Share on Google+

Space X ka avancuar planet rreth dërgimit të pasagjerëve në Hënë, dhe tashmë ka një pasagjer të parë për këtë mision.   

 

Ditën e djeshme Space X ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm lidhur me misionin e tij për të dërguar njerëz në hapësirë. Sipas kësaj kompanie tashmë është nënshkruar kontrata e parë me atë i cili do të jetë pasagjeri i parë që do të dërgohet në Hënë si pjesë e misionit të udhëtimeve hapësinore nga kjo kompani. Kompania private hapësinore fillimisht ka ndarë në vitin 2017 planet e saj për të dërguar klientë me pagesë për të fluturuar me anijen kozmike të kësaj kompanie, përreth hënës. Pra bëhet fjalë për një person i cili paguhet nga kompania për të qënë pjesë e këtij misioni.  

 

Sipas asaj që u tha një vit më parë, qëllimi ishte që ky mision të realizohej në fund të këtij viti, por që nga ajo kohë nuk ëstë përfolur më për këtë projekt të synuar nga Space X. Misioni do të realizohej me raketën e ndërtuar nga kompania, përmes raketës hapësinore Falcon. Fakti se këto plane u kthyen mbrapsht apo mbetën vetëm në fazë projekti nga ana e kompanisë, nuk është ndonjë habi. Ajo çfarë është surprizuese është padyshim fakti që kompania po mendon të rikthejë në funksion punën për realizimin e projektit që ishte përfolur vetëm një vit më parë. Çfarë e bën më të sigurtë që këto plane tashmë po shkojnë para dhe se shumë shpejt do të mund të realizohen, është se Space X ditën e djeshme ka postuar në Twitter një njoftim të rëndësishëm rreth këtij projekti. Sipas kompanisë tashmë ekziston një kontratë e ligjshmeme turistin e parë në hapësirë. 

Risia tjetër që vjen nga Space X është se udhëtimi drejt hapësirës me turistin e parë, do të kryhet me një raketë që ende nuk ka përfunduar. Space X ka nënshkruar me pasagjerin a parë në botë i cili do të fluturojë përreth Hënës me anë të një mjeti mjaft të avancuar hapësinor që d të jetë shumë shpejt gati nga kompania jonë. Ky është një hap mjaft i madh rreth mundësimit të aksesit në udhëtimet hapësinore për këdo që është i apasionuar ose që ëndërron të realizojë një udhëtim të tillë, është thënë në njoftimin e Space X. 

 

Postimi ishte shoqëruar nga një foto e cila tregonte një raketë hapësinore që në fakt është një model i përmirësuar i raketës së planifikuar një vit më parë, Falkon Rocet, por që tashmë është në përmasa shumë më të mëdha. Raketa do të jetë rreth 106 metra e gjatë dhe do të jetë posaçërisht për të dërguar njerëz drejt hapësirës. Zotëruesi i kësaj kompanie Elon Musk iu përgjigj pyetjes se kush mund të jetë ky individ misterioz me një emoji të flamurit japonez, duke sugjeruar se pasagjerët e parë privatë të SpaceX mund të jenë nga përtej Paqësorit. 

Siç vuri në dukje kompania në një postim tjetër në Twitter, vetëm 24 njerëz kanë qenë në Hënë nëtë gjithë historinë e njerëzimit. Duke pasur parasysh pasiguritë rreth afateve të zhvillimit të raketave dhe proçesit të udhëtimit në hapësirë, ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë rezultati do të ketë kjo përpjekje dhe se kur do të bëhet e mundur ajo, por në njoftimin e kompanisë u la gjithashtu të kuptohej se ditën e hënë me datë 17 shtator, do të ketë një tjetër njoftim të rëndësishëm rreth këtij misioni, kështu ndoshta do të mund të zbulojmë se çfarë SpaceX ka në mendje.


Më të lexuarat