Secondary Adv

BMW krijon motorin e pare vetedrejtues

Share on Google+

BMW ka prezantuar një motor vetë drejtues, që përveç se arrin të ecë vetë, mundet edhe të vetëparkohet dhe të bëjë parakalime.   

  

Mjeti mundësohet nga softueri inteligjent qëi lejon atij të kthehet, të rrisë shpejtësinë, përshpejtohet, si dhe të frenojë dhe të vetë parkohet. BMW shpreson se inteligjenca artificiale mundet që një ditë tu ofrojë drejtuesve të motoçikletave një opsion pilot të sigurt, i cili automatikisht frenon ose i vjen në ndihmë drejtuesit në situata të rrezikshme gjatë rrugës. Në një video të re, BMW Motorrad, firma gjermane e prodhimit të motorave, tregoi një version të vetë drejtimit të quajtur R1200GS, një motor për të cilin firmës i është dashur plot dy vite për ta prodhuar. 

 

Motori vetë drejtues është shfaqur në video duke treguar dizajnin e mjetit si dhe fuqinë e motorit, duke rritur herë pas here shpejtësinë dhe më pas duke bërë parakalime të herë pas hershme, deri në destinacionin final për tu vetë parkuar më pas. Ajo çfarë vihet re në video është se në disa raste ka një drejtues në të por duart e tij nuk qëndrojnë në timon, duke mbështetur dhe vërtetuar faktin që të gjithë punën e e lëvizjeve e bën vetë mjeti. BMW pretendon se automjeti nuk është ndërtuar për konsumatorët, pra ai nuk do të jetë në treg për tu blerë nga përdorues të ndryshëm, por sipas kompanisë ky sistem dhe provat e kryera me të do ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e prodhimeve të tyre në lidhje me fushën e motoçikletave. 

 

Zhvillimet kanë të bëjnë kryesisht me proçesin e sigurisë së këtyre mjeteve, për ti përmirësuar ato, dhe për tu ofruar më shumë siguri drejtuesve që përdorin motorët e kësaj kompanie. Sistemi mendohet tu vijë në ndihmë shoferave të pavëmendshëm, duke siguruar 'më shumë stabilitet' në situata emergjente. Këto përfshijnë skenarë në kryqëzime, gjatë kthesave të mprehta ose kur frenohen shpejt, sipas videos së BMW Motorrad. "Prototipi na ndihmon të zgjerojmë njohuritë tona në lidhje me dinamikën e automjetit në mënyrë që ne të mund të klasifikojmë sjelljen e shoferit," thotë Stefan Hans, një inxhinier i sigurisë në Motorrad. "Kjo na ndihmon të përcaktojmë nëse situata e ardhshme do të bëhet e rrezikshme apo jo. 'Nëse është kështu, ne mund të informojmë, paralajmërojmë ose ndërhyjmë drejtpërdrejt'. 

 

Studiuesit kanë shpenzuar tashmë qindra orë në zhvillimin e teknologjisë, dhe shpresojnë se mund të instalohet në motoçikletat BMW të së ardhmes. Prodhuesi nuk ka zbuluar se çfarë teknologjie përdor për të ndihmuar biçikletën të shohë, por ka të ngjarë që të përfshijë kamerat që ndjejnë lëvizjen, teknologjinë lidar dhe gjithashtu inteligjencën artificiale elementë të përdorur kryesisht pothuajse të gjitha automjetet autonome. Teksa teknologjia vetë drejtuese rritet, duket se rrugët tona janë të destinuara të mbushen me makina, kamionë dhe automjete të tjera të cilat përmbajnë teknologjinë robotike. Por, ndërsa teknologjia po përmirësohet, duket se publiku i gjerë ende nuk është plotësisht i bindur. Një studim i muajit të kaluar arriti në përfundimet se pothuajse gjysma e amerikanëve nuk kanë interes për të blerë një automjet vetë drejtuese. 

 

Evolucioni i Automobilistikës Cox i Studimit të Mobilitetit zbuloi se vetëdijesimi i konsumatorëve për automjetet pa shofer është mjaft i lartë, por që njerëzit ende duan të jenë në gjendje të përfshihen në një teknologji të tillë. Dyzet e nëntë për qind e të anketuarve thanë se kurrë nuk do të kishin një makinë plotësisht autonome, të njohur në industri si një mjet i nivelit 5. Studimi gjithashtu zbuloi se 84 për qind dëshirojnë të kenë mundësinë për të provuar një automjet vetë drejtues i cili ka të përfshirë gjithashtu opsionin e drejtimit nga një shofer, krahasuar me 16 për qind, të cilët do të ndiheshin të kënaqur duke pasur vetëm opdionin vetë drejtues pa qënë nevoja ta ngasin makinën vetë.


Më të lexuarat