Secondary Adv

Bshark eshte kompania qe ka prodhuar nje dron me hidrogjen

Share on Google+

Bshark është kompania e cila ka krijuar një dron me hidrogjen i cili kryen fluturime ne distanca deri në 30 km. 

 

Me një karburant me hidrogjen, ky dron i cili ka një peshë prej 6.6 kg ka një kohëzgjatje fluturimi deri në dy orë, si dhe arrin të fluturojë deri në një distancë prej 30 km. Ky dron i krijuar nga kompania Bshark dhe i quajtur Narwhal 2, kushton vetëm 6.800 dollarë duke e bërë atë një mundësi tërheqëse për përdorim në inspektimin dhe mbikëqyrjen industriale. Narwhal 1 i BShark i cili është modeli parardhës i këtij droni, pra versioni i parë i dronit të prezantuar së fundmi nga kompania, i cili ishte i aftë të fluturonte deri në tre orë, por çmimi i tij mjaft i lartë prej 28.000 dollarë e bëri atë të pamundur për tu zotëruar nga shumë blerës, të cilët të tërhequr nga modeli i dronit dhe karakteristikat e tij, stepeshin nga çmimi i lartë që duhet të paguanin për blerjen.  

  

BShark ishte shumë i vetëdijshëm se nëse nuk mund të zvogëlonte koston e blerjes së dronit për modelin e ardhshëm të kësaj pajisje, do të ishte fundi i prodhimeve të saj dhe ka të ngjarë, po kështu ishte edhe ideja në lidhje me dronët me hidrogjen, përveç nëse dikush ishte i gatshëm të luftonte për t'i bërë këta dronë konkurruese në çmim. Por falë "ëndrrës së përbashkët" të një numri të partnerëve poshtë zinxhirit të furnizimit, kompania duket se i ka tejkaluar qëllimet e saj me modelin e ri Narwhal 2 i cili është padyshim një dron i mrekullueshëm. Bërja e një mjeti ajror me një qëndrushmëri të lartë dhe me një kohëzgjatje të tillë në ajër është mjaft mbresëlënëse. Pra, Narwhal 2 ka një gamë të gjerë distance prej 30 km për kontrollin dhe transmetimin e videos, që do të thotë se mund të mbulojë distanca të mëdha ndërmjet ndalesave. Kjo do ta bëjë atë totalisht të dobishëm dhe efektiv në lidhje me fusha përdorimi si inspektimet e linjës së energjisë dhe misionet e patrullimit të kufirit. Droni përdor një tank karburanti prej 3.5 litërsh, të mbuluar me fibër karboni, e cila është e mbushur me hidrogjen me presione 35 megapaskal. 

Trupi i dronit është i përbërë nga një fibër e lehtë karboni, qëndra e kontrollit të këtij droni është e përbërë nga vetëm një ekran me prekje prej 10 inçësh i cili arrin të bëjë të gjitha kontrollet e dronit, dhe funksionon me Android 7.1 si dhe gjithashtu mbështet një numër mënyrash fluturimi, duke përfshirë fluturimin manual, fluturimin e udhëzuar në shënjestër dhe drejtimin e para planifikuar përmes softuerit të tij të personalizuar. Sa i përket kamerave dhe ngarkesave, Narwhal 2 mund të mbajë deri në një kilogram ose rreth 2.2 lb, duke përdorur një varg kamerash të rregullta, kamera zmadhimi, kamera infra të kuqe dhe gjithashtu pajisje të tjera si altoparlantët. Stacioni i tij i karburantit Orca 1 mund të gjenerojë, mbledhë dhe furnizojë sa më shumë hidrogjen që ju të keni nevojë. Për fat të keq, kushton rreth 180,000 dollarë dhe ndërsa përshkruhet si "i lëvizshëm" është ende sa madhësia e një kamioni të vogël. Kompania thotë se ne shumë shpejt mund të dëgjojmë lajme shumë të mira në lidhje me Orca 2, e cila mendohet se do të prodhohet në një version shumë më të vogël si dhe të lirë gjithashtu. 

 

Si një nga kompanitë relativisht të pakta që vazhdojnë të bëjnë përpara vetëm me teknologjinë e qelizave të karburantit, BShark është shumë e prirur për të punuar me inovatorë të tjerë të hidrogjenit, pavarësisht nëse janë të përfshirë në dizajnin e mjeteve ajrore autonome apo jo. Rritja e interesit në këtë sektor do të rrisë vëllimet e prodhimit dhe do të ndihmojë të gjithë në biznes të gëzojnë llojet e ekonomive të shkallës që kanë pasur një ndikim kaq të madh në pajisjet me bateri litium gjatë 15 viteve të fundit. Në një video të shpërndarë nga ana e zotëruesit të kompanisë që ka prodhuar dronin shpjegohet i gjithë dizajni dhe karakteristikat e dronit. Në të, ai i kërkon që blerës të Narwhal 2 të punojnë me BShark në zhvillimin e Narwhal 3, ku të gjitha idetë inovative do të përfshihen në një model të vetëm të teknologjisë së lartë. 


Më të lexuarat