Secondary Adv

10 vendet qe nuk duhen lene pa vizituar ne Turqi

Share on Google+

Një nga vendet e pakta në botë që përfshin më shumë se një kontinent, Turqia është një eksperiencë e këndshme dhe e paharrueshme për të gjithë vizitorët. 

 

Në këtë vend mund të gjenden të gjitha llojet e peizazhit natyror: male, dete, liqene, ujëvara, lumenj, pyje  dhe madje edhe burimet termale të nxehtë. Ka përzierjen perfekte të qyteteve historike dhe atyre ultra-moderne. Padyshim për të mos u harruar janë produkte tradicionale siç janë çaji ose kafja turke. Padyshim nuk mund të lihet pa përmendur historia e këtij vendi, një ndër perandoritë më të fuqishme në botë e cila zotëronte territore të pafundme. Bregdeti është i pakrahasueshëm dhe kohët e fundit, destinacion kryesor për mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Këtu janë disa nga vendet të cilat nuk duhet të lihen pa vizituar teksa gjendeni në Turqi. 

 

1. Stamboll

Kohët e fundit të gjitha itineraret e turqisë fillojnë nga Stambolli. Stambolli është qyteti i cili shtrihet midis dy kontineteve. Ura e Bosforit luan rolin e një kufiri midis dy kontinenteve, duke e ndarë qytetin në dy gjysma, në atë Europiane dhe Aziatike. Ky qytet është qëndra e industrisë së filmit dhe televizionit, prandaj shumë seiale nuk janë vetëm xhiruar por edhe vijnë edhe si prodhim i këtij qyteti.  Gjithashtu sigurohuni që të vizitoni Pallatin Ottoman Topkapi si dhe Hagia Sophia me mozaikët e saj të ndërlikuar. Vizitoni me patjetër Pazarin e Madh, bëni një udhëtim drejt Bosforit si dhe thoni një lutje në Xhaminë e Kaltër. 

2. Ankara

Kryeqyteti i Turqisë dhe qyteti i dytë më i madh, Ankara, është një version më i qetë i Stambollit. Këtu mund të vizitoni Anıtkabir, që është vendi ku prehet Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesi i Turqisë. Nuk është çudi pse kjo strukturë dominon horizontin e qytetit. Për pamje panoramike të qytetit, drejtohuni në Kështjellën e Ankarasë që gjendet në rrethin Ulus Bentderesi të lagjes së vjetër. Ndërsa jeni këtu, shkoni për një shëtitje nëpër rrugicat me kalldrëm të lagjes dhe vizitoni shtëpitë origjinale osmane. Në anën tjetër të spektrit është Sheshi Kizilay, i mbushur me kafene dhe restorante të mbushura me vizitorë. 

3. Bodrum

Ylli i rivierës Turke, Bodrumi është një ndër destinacionet bregdetare më të njohura në botë për të gjithë adhuruesit e detit. Qyteti shtrihet përgjatë detit Egje dhe ofron një eksperiencë të paharrueshme Mesdhetare për të gjithë vizitorët e saj. Vendodhja e saj mjaft e lakmueshme bën që shumë turistë të grumbullohen nëpër kafenetë, restorantet, si dhe hotelet luksoze të cilat qëndrojnë në vijë të drejtë me bregdetin e kaltër. Ju mund të vizitoni kështjellën e Bodrumit, muzeun e Arkeologjisë Nënujore si dhe teatrin antik të Bodrumit.     

4. Kas, Antalia

Kas është një qytet i qetë bregdetar i vendosur larg turmave të zhurmshme. Ky qytet është i vendosur në rajonin e Antalias në bregdetin e Mesdheut të Turqisë. Ky është vendi më i mirë për të eksploruar botën nënujore. Ju mund të pushoni në një nga kafenetë bregdetare ose të eksploroni rrugët shumëngjyrëshe të tregut të vjetër. Kas gjithashtu ofron një dozë historie në formën e vendeve antike si Teatri Antiphellos. 

5. Trabzon

Trabzon ofron argëtim dy-në-një: së pari është i vendosur në Detin e Zi në Turqinë verilindore dhe i kalon përmes maleve Pontic. Eksploro Manastirin e Sumelës, një manastir ortodoks grek i ndërtuar në vitin 346 pas Krishtit. Kaloni një natë pranë Uzun Göl ose Liqenit të Gjatë, si dhe shijoni një perëndim mahnitës mbi Detin e Zi në Boztepe. Trabzon gjithashtu ka Hagia Sophian e vet, që është pak më ndryshe nga ajo e gjendur në Stamboll. 

6. Kapadokia

Ju do të kuptoni se jeni në Cappadocia menjëherë pasi të keni drejtuar sytë drejt qiellit ku do të shikoni balona me ngjyra të ndezura teksa fluturojnë. Natyrisht, pamja më e mirë nga një prej këtyre balonave është ajo e Muzeut të Hapur të Goreme-it, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, e cila është shtëpia e kishave të rrënuara prej shkëmbinjsh që dikur strehonin murgjit bizantine. Po aq interesante janë 36 qytetet nëntokësore të rajonit; ku më i rëndësishmi është qyteti Kaymakli. Ju mund të vizitoni dyqanet e ndryshme të qeramikës, Pasabag dhe Devrent Valley, dhe madje edhe të mund të qëndroni në një hotel në shpellë.  

7. Efesi

Nëse jeni të apasionuar pas historisë, Ephesus duhet të jetë me patjetër në hartën tuaj të eksplorimit të Turqisë. Ajo ndodhet rreth një orë larg nga Izmiri, një qytet në të cilin janë vendosur shumë nga emisionet më të njohura të Turqisë. Efesi dikur ishte një qytet i lashtë grek dhe sot rrënojat e saj janë shumë interesante për t'u vizituar. E gjithë zona tani është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, dhe vendet që duhen patjetër të vizitohen janë mbetjet e Tempullit të Artemisit, Tempullin e Hadrianit, Bazilikën e Shën Gjonit dhe Muzeun Efesus, ku ju do të mahniteni nga Statuja e Artemisës dhe Dhoma e Gladiatorëve. Xhamia Isa Bey është një qendër e rëndësishme fetare siç është Meryemana.   

8. Konia

Konia është një qytet romantik. Nuk është çudi pse poeti i famshëm Sufi dhe Mevlana Rumi, shkruan ajetet e tyre të famshme dhe zemërgjerë këtu në shekullin e 13-të. Pa dyshim, ndalesa juaj e parë duhet të jetë në Muzeun e Mevlana, i stolisur me trëndafila të mrekullueshëm ku edhe gjendet varri i poetit të njohur. Drejtohuni për në parkun e Alaeddin Tepe për një shëtitje dhe për të shijuar mbrëmjen dhe një filxhan çaji turk. Artet e tjera të bukura në Konia përfaqësohen nga Muzeu i Tiles dhe Muzeu i Drurit dhe Gdhendjes së Gurit, duke siguruar që të gjithë dashamirët e artit të kalojnë një kohë të paharrueshme këtu. 

9. Pamukkale

Pamukkale përkthehet fjalë për fjalë në "kështjellën e pambukut". Ky vend mjaft natyror në Turqinë jugperëndimore ka shumë burime të nxehta të pasura me minerale dhe ka pritur mijëra vizitorë që nga shek. II, B.C. Deklaruar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Pamukkale kombinon pyjet minerale si dhe ujëvarat. Vizitoni Kështjellën Pamukkale dhe mësoni rreth Ciceronit në rrënojat romake të Laodikeia. Ju gjithashtu mund të eksploroni rrënojat e qytetit Hierapolis që, së bashku me burimet, përbëjnë këtë vend të UNESCO-s. 

10. Bursa

Bursa është aq e gjelbër saqë u quajt "YeÅŸil Bursa" (Bursa e Gjelbër) për shkak të numrit të parqeve dhe malit të mrekullueshëm brenda dhe rreth saj. Ajo shërbeu dikur si kryeqyteti i shtetit osman dhe rëndësia e saj si qendër industriale vazhdon edhe sot. Në dimër, është një tërheqje e madhe për skiatorët për shkak të vendpushimit të skive të malit UludaÄŸ. Në verë, mali ofron pushim nga nxehtësia dhe pamjet e mrekullueshme malore. Cumalıkızık, me rrugët e tij të zbukuruara me kalldrëm është një fshat i ruajtur osman, jashtë qendrës së qytetit që ofron një vështrim në mënyrën tradicionale turke të jetesës. 


Më të lexuarat