Secondary Adv

Instagram shume shpejt do ofroje blerje online

Share on Google+

Gjigandi i medias sociale ka njoftuar se tashmë do të ofrojë shërbimin e blerjeve online për përdoruesit e tij të personalizuar për interesat e secilit përdorues.    

 

Opsioni i ri i shtuar në dritaren e eksplorimit në median sociale Instagram do të fillojë të qarkullojë që nga dita e sotme dhe pritet të zgjerohet globalisht gjatë javëve të ardhshme. "Tashmë, kur ju të dëshironi të blini online, do të shihni një kanal të dedikuar për postimet e blerjeve nga markat që ntashmë ndiqni dhe gjithashtu nga markat që dëshironi," shkroi firma në një postim. Kanali Shopping ndodhet në krye të faqes së Eksplorimit. 

 

Kanalet e topics përfshijnë kategori të tjera si "Për Ju", që përfshin përmbajtje të personalizuar, si dhe Art, Bukuri, Sport dhe Modë. Instagrami po zgjeron më tej karakteristikat e tij të blerjeve në mënyrë që përdoruesit të klikojnë në ngjyrat e Instagram Stories për të blerë një produkt. Ky opsion i ri u njoftua së pari në qershor për një grup të kufizuar përdoruesish, por tani po zgjerohet për të gjithë përdoruesit në nivel global. Markat mund të bashkëngjisin bë çdo postim të tyre nga një logo e cila përmban një çantë për blerje, duke u udhëzuar blerësve se ato janë produkte për shitje, dhe në momentin që klikohen nga përdoruesit ata marin më shumë të dhëna rreth produktit si dhe sigurisht çmimit në dispozicion për blerjen e tij. 

 

"Tashmë kur shikoni njhë post të markës tuaj të preferuar, një post që rreth një produkti që pëlqehet prej jush, mund ta klikoni atë dhe të merni informacione rreth tij dhe blerjes", tha firma. Opsioni i ri i ofruar vjen si një nga përpjekjet e fundit e kompanisë për të përfshirë markat e ndryshme në postime dhe Story  në Instagram. Vitin e kaluar, Instagram nisi një sërë mjetesh Shopping që i lejojnë markat të etiketojnë produktet në postimet e tyre duke i lidhur më pas ato drejpërdrejt me websajtin kryesor të markës. Instagram shprehet se 300 milionë njerëz përdorin çdo ditë Instagram Stories dhe një studim i kohëve të fundit ka gjetur se shumë njerëz shikojnë poste për të 'qëndruar në dijeni me markat që ata janë të interesuar, për të marrë një vështrim më nga afër të produkteve që u pëlqejnë dhe për të gjetur produkte të reja që janë relevante për to". 

"Markat kanë qenë gjithmonë adaptues të hershëm të postimeve, ato krijojnë disa nga përmbajtjet më të shikuara dhe të angazhuara në platformë", shkroi firma në një postim në blog. 'Tani, mund të blini nga markat e zgjedhura në Instagram Story ku gjithnjë e më shumë marka të reja do të vijnë së shpejti.' CNBC vuri në dukje se veçoria e re mund të ketë disa përdorime potenciale në video. Për shembull, nëse një përdorues po sheh një video në platformë, atyre mund t'i jepet mundësia për të prekur një etiketim që u jep atyre më shumë informacion rreth rrobave që njerëzit mbajnë veshur në video. Ky veprim vjen kur Instagram thuhet se po lançon një aplikacion shitjesh të pavarur. 

 

Aplikacioni, i cili mund të quhet 'IG Shopping', do të shërbejë si një përpjekje për të zgjeruar ndikimin në rritje të Instagram në tregun e tregtisë elektronike. Gjithashtu do të lejonte përdoruesit të shfletonin dhe të blejnë produkte nga shitësit që ata ndjekin drejtpërdrejt në kuadër të aplikacionit për blerje IG. Aplikacioni është ende në vazhdim dhe është e paqartë kur ose nëse do të fillojë të funksionojë.   


Më të lexuarat