Secondary Adv

Moxi eshte roboti qe u sherben pacienteve ne spitale

Share on Google+

Diligent Robotics ka krijuar një robot i cili do të përdoret në qendrat e kujdesit shëndetësor për të ofruar shërbim per pacientët.    

 

Kjo kompani më parë ka krijuar një robot të ngjashëm por sipas tyre ky prototip është akoa më shumë i zhvilluar dhe gjithashtu arrin të realizojë detyra akoma më të komplikuara. Roboti i ri quhet Moxi dhe dizajni i tij është i përmirësuar mjaft krahasur me një model tjetër ekzistues. 

 

Ai tashmë ka një bazë të lëvizshme që i siguron atij transportimin e furnizimeve mjekësore me më shumë lehtësi dhe pa u shqetësuar për pengesat që mund të hasen rrugës. Ai gjithashtu ka një sistem navigimi që e bën atë krejtësisht autonom në realizimin e lëvizjeve. Moxi është dukshëm më i ngjashëm me njeriun duke qënë se ai është ndërtuar në një mënyrë të tillë që i përafrohet strukturës së njeriut.

 

Ky robot ka një kokë si dhe shpatulla të theksuara, duar që i shërbejnë për të kryer funksionin e tij. Në një video të shpërndarë nga kompania arrihet të shikohen disa prej karakteristikave dhe aftësive të robotit Moxi, duke përfshirë këtu aftësi standarte të lëvizshmërisë, navigacion dhe shmangie pengesash, plus aftësinë për të zgjedhur artikujt nga kutitë dhe për t'i futur më pas ato në atë që duket si një ndarje e vogël në bazë. Gjithashtu nga vidio arrihet të vërehet se roboti mund të nxjerrë artikujt mjekësorë nga zona e magazinimit dhe ti vendosë ato në rafte apo zona të caktuara.  

Gjithçka mund të themi është se kemi të bëjmë me një robot që është ende në fazë e një prototipi por që shumë shpejt mendohet se do të gjejë përdorim në shërbimin mjekësor, në zonat e magazinimit të medikamenteve si dhe ndoshta këta robotë sipas kompanisë mund të jenë ata të cilët realizojnë detyra të thjeshta të shërbimit në lidhje me vetë pacientët nëpër spitale. 


Më të lexuarat